Politike

Berisha: PD ka vendosur të mbështesë kandidaturat e saj për Avokatin e Popullit

Duke folur gjatë konferencës me gazetarët, Berisha tha se megjithëse mund të jenë dorëzuar edhe kandidatura të tjera, grupi parlamentar i PD-së do të njoftohet sot për listën e kandidatëve që partia ka vendosur të mbështesë.

3 Dhjetor 2025, 12:09 Nga E. D
Berisha: PD ka vendosur të mbështesë kandidaturat e saj për
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha se PD ka vendosur të mbështesë kandidaturat e saj për funksionin e Avokatit të Popullit. Duke folur gjatë konferencës me gazetarët, Berisha tha se megjithëse mund të jenë dorëzuar edhe kandidatura të tjera, grupi parlamentar i PD-së do të njoftohet sot për listën e kandidatëve që partia ka vendosur të mbështesë.

"PD ka vendosur të mbështesë kandidaturat e saj që ajo beson se e përmbushin më mirë këtë funksion. Pra, firmat mund të jenë dhënë, por ne mbështesim disa kandidatura, i kemi të përcaktuara dhe grupi parlamentar do i mësojë sot, të cilat ne besojmë se e kryejnë më mirë atë detyrë," tha Berisha./Dosja.al

sali berisha

Sondazh

Poll