Politike

"A po funksionon siç duhet?" Kongresmeni Keith Self ngre alarmin për Drejtësinë e re: Numri i çështjeve të prapambetura është rritur

Gjatë mbledhjes në Komitetin për Politikë të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara për çështjen e Ballkanit, Self u shpreh se duhet rishikuar reforma në drejtësi për të parë nëse po ofron drejtësi të paanshme për qytetarët apo jo.

3 Dhjetor 2025, 10:25 Nga I.A
"A po funksionon siç duhet?" Kongresmeni Keith Self ngre
Keith Self

TIRANË- Kryetari republikan i Nënkomitetit për Evropën, Keith Self ka vënë në pikëpyetje funksionimin e Reformës në Drejtësi në Shqipëri. Gjatë mbledhjes në Komitetin për Politikë të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara për çështjen e Ballkanit, Self u shpreh se duhet rishikuar reforma në drejtësi për të parë nëse po ofron drejtësi të paanshme për qytetarët apo jo.

Ndërkohë që theksoi se çështjeve të prapambetura është rritur nga 16,000 çështje në fillim të reformës në rreth 200,000 sot. 

"Shtetet e Bashkuara kanë mbështetur prej kohësh përpjekjet për të ndërtuar një sistem drejtësie të pavarur dhe të besueshëm në Shqipëri. Megjithatë, pas 10 viteve implementim, është e arsyeshme të rishqyrtohet nëse reforma në drejtësi po funksionon siç ishte parashikuar dhe po ofron drejtësi të paanshme për popullin shqiptar. Duhet të jetë shqetësuese për të gjithë fakti që numri i çështjeve të prapambetura në nivel kombëtar është rritur nga rreth 16,000 çështje në fillim të reformës në rreth 200,000 sot, duke i lënë qytetarët të presin 8 deri në 15 vjet për të marrë një vendim përfundimtar. Vonesat e tilla minojnë sundimin e ligjit, besimin publik dhe procesin e rregullt ligjor. Jeta e përditshme në Ballkanin Perëndimor karakterizohet nga një popullsi në rënie dhe në plakje. Ashtu si shumë pjesë të tjera të Evropës, po ndodh një eksod i atyre që janë të aftë dhe të arsimuar," tha Self./Dosja.al

keith self

Sondazh

Poll