3 Dhjetor 2025, 11:22
Nga E. D
Erion Braç
TIRANË- Deputeti i partisë Socialiste Erion Braçe nuk i kurseu kritikat ndaj zv/ministrit të Financave, Endrit Gjyzeiraj. Gjatë fjalës së tij në Komisionin për Ekonominë, Punësimin dhe Financat, Braçe i kërkoi llogari zv/ministrit se përse nuk kompensohen bujqit që shesin prodhimin e tyre dhe nuk e çojnë te pikat grumbulluese, duke shtuar se kjo ka goditur drejtpërsëdrejti sektorin e bujqësisë.
Lidhur me këtë, Braçe tha se dy gjëra ka, ose propozimet janë profesionale dhe duhen marrë parasysh, ose nuk janë profesionale dhe nuk merren parasysh. Ai gjithashtu theksoi me tone të ashpra se propozimet profesionale që nuk merren parasysh vetëm në Shqipëri e i dëgjon.
“Ky qëndrim që është refraktar që nga viti 2018 e deri tani ka sjellë atë gjendjen e bujqësisë që kemi sot. Për të paktën 4 vite me rënie dhe me një ndikim të vogël. Tani ky qëndrim më shtyn që të besoj se Ministria e Financave e ka qëllim këtë gjë. Pra të ndryshojë strukturën e ekonomisë duke goditur sektorë që kanë funksion shumë të gjerë si bujqësia.
Dy gjëra ka. Ose propozimet janë profesionale dhe duhen marrë parasysh, ose nuk janë profesionale dhe nuk merren parasysh. Propozimet profesionale që nuk merren parasysh vetëm në Shqipëri e dëgjoj. Historia që ne e kemi sjellë këtë ligj dhe duam që të miratohet, kur Kushtetuta thotë që taksat i cakton Kuvendi dhe jo qeveria, normal që nuk shkon. Veç gjërave që propozoi zotëria, e dini që në çdo qytet janë krijuar tregje bujqësore që shesin bujq, por nuk shesin grumbullues. Kush është kjo qeveri që thotë që ti që prodhon dhe shet vetë në tregun e Lushnjës prodhimet e tua, nuk merr kompensim. Kush jeni ju që e thoni këtë?!
Ju thoni që nuk jepni kompensim sepse nuk e çon në një grumbullues. Kush jeni ju që doni t’i zhdukni komplet? Kush mo, kush?! Nuk dua ta çoj te një grumbullues, dua ta shes vetë në treg. Kush jeni ju që thoni s’merr kompensim?! Që vini këtu dhe thoni që do rrini te ligji që keni sjellë dhe nuk reflektoni, është problem shumë i madh. Mendoja që ky debat do bëhej këtu, por ky debat do të shkojë në sallën e Kuvendit”, tha ndër të tjera Braçe./Dosja.al
erion braç
Politike
3 Dhjetor 2025, 10:25
I.A
Keith Self
TIRANË- Kryetari republikan i Nënkomitetit për Evropën, Keith Self ka vënë në pikëpyetje funksionimin e ...
Politike
3 Dhjetor 2025, 10:43
I.A
Kuvendi
TIRANË- Partia Socialiste nuk ka pranuar formulën e propozuar ditën e djeshme nga Opozita për zgjedhjen e Avokatit të Pop...
Politike
3 Dhjetor 2025, 10:20
E. D
foto ilustruese
TIRANË- Ditën e sotme në Presidencë hidhet sot shorti për anëtarët e këshillit të emë...
Politike
3 Dhjetor 2025, 10:00
E. D
Edward Josep
SHBA- Eksperti i njohur amerikan, Edward Joseph bëri dje një deklaratë "bombë" në Kongresin amerikan. Joseph, i...
Politike
2 Dhjetor 2025, 22:20
E. D
foto ilustruese
KOSOVË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës nuk e ka certifikuar Listën Serbe – partinë më të mad...
Politike
2 Dhjetor 2025, 22:01
E. D
pamje nga vendngjarja
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Bersisha zhvilloi një takim në njësinë nr.9 në Tiran...
Politike
2 Dhjetor 2025, 21:47
E. D
pamje nga takimi
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Bersisha zhvilloi një takim me qytetarët e njësisë nr.9 në Tir...
Politike
2 Dhjetor 2025, 21:14
E. D
Klevis Balli
TIRANË- Demokrati Klevis Balliu ka deklaruar se mazhoranca po bën gjithçka që të mbrojë hajdutë...
Politike
2 Dhjetor 2025, 19:59
E. D
Edi Rama
VJENË- Kryeministri Edi Rama ka udhëtuar drejt Vjenës, për të marrë pjesë në Konferencën “...
Politike
2 Dhjetor 2025, 19:58
E.d
Foto ilustruse
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se forcat demokratike në Europë dhe në botë...