Politike

Hetimet për AKSH-in/ SPAK heton procedurat e prokurimeve, pyeten 20 persona mes tyre edhe Karçanaj

Burime bëjnë me dije se gjatë javëve të fundit, janë thirrur në SPAK më shumë se 20 persona, punonjës dhe zyrtarë të AKSH-it. 

3 Dhjetor 2025, 11:32 Nga I.A
Hetimet për AKSH-in/ SPAK heton procedurat e prokurimeve, pyeten 20 persona
Foto Ilustruese

TIRANË- Prokuoria e Posaçme ka intensifikuar hetimet në lidhje me tenderat e Agjencisë Kombëtare të Informacionit. Burime bëjnë me dije se gjatë javëve të fundit, janë thirrur në SPAK më shumë se 20 persona, punonjës dhe zyrtarë të AKSH-it. 

Po ashtu mes personave që janë marrë në pyetje është dhe drejtoresha e AKSH-it Mirlinda Karçanaj si dhe Ermal Beqiraj. Po ashtu  janë kryer kontrolle dhe sekuestruar dokumenta e sende me vlerë në dhjetra zyra, banesa përfshirë edhe biznese.

AKSHI është një nga institucionet më të përfolura për korrupsion në vend. Ky institucion vitet e fundit është përfshirë në disa skandale të madhe, që nga cënimi i të dhënave personale të qytetarëve e deri tek dyshimet për përdorimin e tyre për qëllime politike.

"Soft & Solution” mbetet një ndër përfitueset më të mëdha të kontratave publike në sektorin e teknologjisë së informacionit. Beqiri u bë i njohur për publikun në vitin 2021, kur ai ishte një inxhinier elektronik dhe drejtor i IT-së në Universitetin e Tiranës dhe u thirr si ekspert në procesin gjyqësor ndaj Ilir Metës në Gjykatën e Lartë. /Dosja.al

mirlinda karçanaj akshi

Sondazh

Poll