Politike

Zgjedhja e Avokatit të Popullit/ PS nuk pranon formulën e propozuar nga Bardhi ditën e djeshme

Mësohet se PS-ja kërkon që e gjithë lista e kandidatëve që ka marrë më shumë se 28 vota të kalojë për votim në seancë. 

3 Dhjetor 2025, 10:43 Nga I.A
Zgjedhja e Avokatit të Popullit/ PS nuk pranon formulën e propozuar
Kuvendi

TIRANË- Partia Socialiste nuk ka pranuar formulën e propozuar ditën e djeshme nga Opozita për zgjedhjen e Avokatit të Popullit. Mësohet se PS-ja kërkon që e gjithë lista e kandidatëve që ka marrë më shumë se 28 vota të kalojë për votim në seancë. 

Ndërkohë që sipas propozimeve të PD-së, vetëm 1 kandidat që do të zgjidhnin ata do të kalonte për votim. Votimi në Kuvend për zgjedhjen e Avokatit të Popullit do të bëhet më 11 dhjetor./Dosja.al

zgjedhja e avokatit të popullit kuvendi

Sondazh

Poll