Politike

11 Shkurt 2020, 20:07 Nga DOSJA

TIRANË– Biznemeni për të cilin kryeministri Edi Rama foli ditën e sotme gjatë fjalës që mbajti në ceremoninë e 100-vjetorit të Tiranës si qytet është Ramë Geci. Dosja.al mëson se Geci është personi që kishte nsiur të ndërtonte buze lumit Lana ‘për fiksim’ edhe pse e dinte se pallati i tij do të prishej nga qeveria por që dëshironte ta shikonte të mbaruar atë që kishte nisur që në vitin 1991.

I pranishëm në ceremoninë e zhvilluar me rastin e 100-vjetorit të Tiranës si qytet, në Pallatin e Brigadave, Rama tregoi se si është përballuar me një ndërtues në kohën kur ishte në krye të Bashkisë së Tiranës, pa i përmendur emrin, por që Dosja.al mësoi se bëhej fjalë për Ramë Gecin.

Sipas kryeministrit, Geci ishte një ndërtues pa leje që kishte nisur projektin e tij pranë lumit Lana. Rama u shpreh se ishte future në kantier ku po vendoseshin vetrat dhe kishte kërkuar pronarin, duke menduar se do të përballej me një person që po sfidonte shtetin, por kur e kishte takuar, kishte kuptuar se ai donte thjesht të hiqte fiksimin.

Në ditët e sotme kryeministri Edi Rama është një mik mjaft i mirë me ndërtuesin Ramë Geci që është një nga biznesmenët më të fuqishëm në Shqipëri. Geci gjithashtu ka një marrëdhënie mjaft të mirë edhe më kryebashkiakun Erion Veliaj.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama erion veliaj rame geci edi rama erion veliaj rame geci

Sondazh

Poll