Politike

“Tirana 100 vjet kryeqytet”/ Presidenti Meta përcjell urimet nga Teatri Kombëtar: Sot një metropol ambicioz, të krenohet

11 Shkurt 2020, 17:21 Nga DOSJA
“Tirana 100 vjet kryeqytet”/ Presidenti Meta përcjell urimet

TIRANË– Presidenti i vendit Ilir Meta ka uruar 100-vjetorin e Tiranës kryeqytet në ambientet e Teatrit Kombëtar, në veprimtarinë e “Tirana – Një shekull kryeqytet”. Kreu i shtetit tha se Tirana është një kryeqytet, i cili ka pësuar ndryshime të mëdha për mirë.

Kanë kaluar 100 vjet që kur Tirana u caktua kryeqytet. Vendimi që Tirana të bëhet kryeqytet në Kongresin e Lushnjës është për t’u përshëndetur. Me këtë rast, dua të falënderoj të gjithë tiranasit, që pritën të gjithë, për ta kthyer Tiranën në kryeqytet të të gjithë shqiptarëve, nga mbarë vendi. Tirana ia ka dalë të jetë qyteti kryesor në vend, politik, social dhe sportiv në vend. Tirana është qyteti që ka pësuar më shumë transformim se të gjitha qytetet në vend, duke hedhur shtat mbi qytetarinë dhe traditën tiranase. Tirana sot është një metropol ambicioz”, tha Meta.

Ndër të tjera Meta shtoi se brezi i ri duhet të jetë krenar për Tiranën dhe kulturën e traditën tiranase.

“Tirana është lokomotiva e udhëheqjes drejt përmirësimit të demokracisë, drejt integrimit europian dhe aleancës euro-atlantike. Edhe shoqata “Tirana intelectuallum” ka përcjellë urimet për këtë 100-vjetor. Dua të përmend disa figura të rëndësishme të Tiranës. Ata meritojnë gjithë respektin tonë”, deklaroi presidenti Meta.

Gjatë kësaj ceremonie Presidenti Meta ka ndarë edhe dy tituj për dy emra të shquar të kryeqytetit:

-Titullin “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut” të ndjerit dhe tiranasit, Sit Sefedin Toptani, me motivacionin personalitet i shquar i historisë së qytetit të Tiranës, i cili ka luajtur një rol të rëndësishëm në Rilindjen Kombëtare, zhvillimin e gjuhës, kulturës dhe përparimit të shoqërisë shqiptare.

-Titullin “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut”, Presidenti Meta ia dedikoi të ndjerit Ismail Ndroqi, për veprimtarinë e shquar në lirinë, pavarësinë, përparimin e Shqipërisë dhe për vlerat e larta morale, kontributin dhe aftësitë e tij në kontributin e Tiranës gjatë kohës së shpalljes dhe promovimit të saj si kryeqytet i Shqipërisë.

Viti 2020 shënon 100-vjetorin e shpalljes së Tiranës si kryeqyteti i Shqipërisë. Në Pallatin e Brigadave është zhvilluar sot ceremonia e 100-vjetorit të Tiranës si kryqytet, ku të pranishëm janë qytetarë dhe personalitete të politikës vendase dhe të jashtme . Rama tha se  Tirana është një vend që i bën të kthehen sërish për të vizituar.

(a.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike 100-vjetori i tiranes kryeqytet ilir meta 100-vjetori i tiranes kryeqytet ilir meta

Sondazh

Poll