Politike

Takimi me Ramën dhe vizita në Shqipëri, Kurti: Jemi prioritet të njeri-tjetrit dhe nuk ka çeshtje që presin, kam nevojë p

11 Shkurt 2020, 19:25 Nga DOSJA
Takimi me Ramën dhe vizita në Shqipëri, Kurti: Jemi prioritet

TIRANË– Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka reaguar pas vizitës së parë që pati në Shëipëri si kryeministër dhe takimeve që zhvilloi në vendin tonë. Në një status në profilin e tij në Facebook, Kurti falenderon Ramën për mikpritjen, shprehet optimist për gjërat e reja që e presin Kosovën dhe Shqipërinë. Kurti nuk harron të përmendë edhe takimin me Presidentin Ilir Meta, kryetarin e Kuvendit Gramoz ruçi dhe kryedemokratin Lulzim Basha, për të cilët shkruan se i ka falenderuar për urimet dhe u është shprehur se ka nevojë edhe për ndihmën e tyre.

“Ishte vizita e parë si kryeministër jashtë Republikës së Kosovës, por nuk ishte politikë e jashtme. Ishte ceremoniale, por nuk ishte thjesht simbolike. Dy republikat tona nuk e kanë luksin ta shohin njëra-tjetrën me syzet e diplomacisë. E falënderoj kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën, për pritjen shtetërore e për diskutimin konstruktiv që patëm. Prej takimeve institucionale e marrëveshjeve mes Kosovës e Shqipërisë, jam i sigurt se shumë shpejt do të burojë një intensitet i ri bashkëpunimi ekonomik e arsimor, prandaj sot më shoqëruan në takim ministri i Financave, Besnik Bislimi, dhe ministrja e Arsimit, Hykmete Bajrami. Këto janë fusha ku afrimi i Shqipërisë me Kosovën nuk toleron asnjë vonesë e pengesë. U dakorduam të krijojmë komisionin ndërshtetëror i cili i analizon ecurinë e 77 marrëveshjeve mes të dy vendeve tona dhe në fund të marsit, në Shkodër, kur të takohen dy Qeveritë tona të trajtojmë ecurinë e punës së deritashme e të përcaktojmë punën e re që duhet të bëjmë. Takime të përzemërta e vëllazërore patëm edhe me presidentin, Ilir Metën, kryetarin e Kuvendit, Gramoz Ruçin dhe kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Bashën, të cilët më përcollën urime për detyrën e re, e unë u shpreha nevojën për ndihmë e mbështetje. Shqipëria është e gatshme të kontribuojë për Kosovën, e Kosova është plot entuziazëm për një bashkëpunim të tillë. Për çështjet e rëndësisë kombëtare na duhet të flasim njëzëri. Dekada e tretë e shekullit XXI duhet të sjellë një fillim të fuqishëm, si asnjëherë më parë, të bashkëpunimit e bashkërendimit Kosovë-Shqipëri. Nuk mohoj arritjet e së shkuarës, por jemi larg asaj çka dëshiron populli ynë, larg asaj që është brenda mundësive tona reale. Dy vendet tona janë prioritet i njëra-tjetrës dhe nuk ka çështje që presin, në asnjë fushë,”- shkruan Kurti. 

Albin Kurti ka zhvilluar takimin e tij të parë si kryeministër i KosovësFillimisht ai ka takuar homologun e tij, Edi Ramën me të cilin ka mbajtur edhe një konferencë për shtyp. Të dy theksuan se do të punojnë për bashkëpunimin mes dy vendeve por u ndanë tek ideja e Shengenit të Ballkanit. Kurti i qëndroi statik “jo-së” së tij. Pas takimit me Ramën, Kurti i shkoi në zyrë edhe kryeparlamentarit Gramoz Ruçi, presidentit Ilir Meta dhe kryedemokratit Lulzim Basha. E papritura ishte anulimi i takimit me kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj për të cilin kreu i qeverisë së Kosovës u justifikua me axhedën e ngjeshur.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike albin kurti dhe edi rama albin kurti ne tirane albin kurti dhe edi rama albin kurti ne tirane

Sondazh

Poll