Politike

Kurti anuloi takimin me Veliaj, ambasadori i Kosovës në Tiranë: Kishte agjendë të ngjeshur në Prishtinë

11 Shkurt 2020, 16:46 Nga DOSJA
Kurti anuloi takimin me Veliaj, ambasadori i Kosovës në Tiranë:

TIRANË- Ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Nait Hasani ka reaguar pas anulimit të takimit  mes Albin Kurtit dhe Erion Veliajt. Në një reagim për mediat në Kosovë, Hasani, i cili ka qenë dhe pjesë e takimeve që sot ka mbajtur Kurti në Tiranë, ka deklaruar se arsyeja se pse takimi është anuluar ka ardhur pasi kryeministri i Kosovës kishte pasur një agjendë në Prishtinë.

Kryeministri nuk e ka anuluar vizitën te kryetari i Bashkësisë së Tiranës z.Erion Veliaj. Po për shkak të agjendës në Prishtinë, takimin me Ministrin e Jashtëm të Italisë dhe për shkak të kohës për të mbërri atje e ka shtyrë vizitën për një ditë tjetër”, ka deklaruar Hasani për Express.

Sipas agjendës zyrtare që ka dërguar qeveria e Kosovës, Kurti do takohej me Velaijn dhe do merrte ‘Çelësin e Tiranës”, por e ka anuluar në minutën e fundit. Pas anulimit të takimit, kreu i Bashkësisë së Tiranës tha se Kurti e ka devijuar agjendën dhe nuk e di arsyen e anulimit. Vetëvendosje në Tiranë për Dosja.al tha se anulimi ka ardhur për shkak të agjendës së ngjeshur.

Albin Kurti ka zhvilluar takimin e tij të parë si kryeministër i Kosovës. Fillimisht ai ka takuar homologun e tij, Edi Ramën me të cilin ka mbajtur edhe një konferencë për shtyp. Të dy theksuan se do të punojnë për bashkëpunimin mes dy vendeve por u ndanë tek ideja e Shengenit të Ballkanit. Kurti i qëndroi statik “jo-së” së tij. Pas takimit me Ramën, Kurti i shkoi në zyrë edhe kryeparlamentarit Gramoz Ruçi, presidentit Ilir Meta dhe kryedemokratit Lulzim Basha. E papritura ishte anulimi i takimit me kryebashkiakun e Tiranës, Erion Velij për të cilin kreu i qeverisë së Kosovës u justifikua me axhedën e ngjeshur.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike albin kurti albin kurti ne tirane erion veliaj nait hasani albin kurti albin kurti ne tirane erion veliaj nait hasani

Sondazh

Poll