Politike

‘Kush është pronari’/ “Ndërtonte buzë Lanës për fiksim”, Rama tregon si u përball me sfiduesin e shtetit: E kam n

11 Shkurt 2020, 17:34 Nga DOSJA
‘Kush është pronari’/ “Ndërtonte buzë

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka treguar se si është përballuar me një ndërtues në kohën kur ishte në krye të Bashkisë së Tiranës. I pranishëm në ceremoninë e zhvilluar me rastin e 100-vjetorit të Tiranës si qytet, në Pallatin e Brigadave, Rama u shpreh se kryeqyteti shqiptar ka krijuar edhe energji vetëshkatërruese, duke shtuar këtu rastin ën fjalë. Sipas kryeministrit bëhej fjalë për një ndërtues pa leje që kishte nisur projektin e tij pranë lumit Lana. Rama shprehet se mendonte se do ët përballej me një person që po sfidonte shtetin, por kur e kishte takuar ndërtuesin kishte kuptuar ai donte thjesht të hiqte fiksimin.

Tirana siç prodhon të gjitha, prodhon edhe me shumë energji auto-shkatërruese. Unë nuk e kam harruar që kam qenë kryetari i Bashkisë dhe them se më shumë se sa çdo filozofi mund të vlejë për të treguar një episod që unë kam pasur me një ndërtues pa leje tek Lana. Lana po prishej dhe unë kaloja. Vetëm kur shikoj që po shkarkoheshin vetrata, e gjithë rruga ishte mbushur me polici. Sepse ne kemi shumë qejf të mblidhemi kur i prishet dikujt ndonjë gjë. Mendova se ishte ndonjëri që donte të më sfidonte me idenë që ‘bëni ç’të doni se mua s’më ndal dot’. Zbrita dhe kërkova pronarin. Më thanë që po vinte vetratat. Prisja të gjeja një njeri që po sfidonte shtetin. Me tha: çfarë po ndodh rreth e rrotull është fiksimi yt, kjo që po bëj unë është fiksimi im! I thashë që do ja prishnim. Më tha: E di, por kam që në vitin 1991 dhe dua ta shoh të mbaruar, më pas mund ta prishësh.

Dua ta mbyll me disa vargje të Isamil Kadaresë që thotë: Tirana do jetë aq shumë e hijshme sa s’di për çfarë ta marrësh, për delir apo qytet. Ky vend i ka të gjitha,”- tha Rama në fund.

Viti 2020 shënon 100-vjetorin e shpalljes së Tiranës si kryeqyteti i Shqipërisë. Në Pallatin e Brigadave është zhvilluar sot ceremonia e 100-vjetorit të Tiranës si kryqytet, ku të pranishëm janë qytetarë dhe personalitete të politikës vendase dhe të jashtme si: Ambasadorja amerikane Yuri Kim, ambasadori i BE, Luigi Soreca, kryeminstri Edi Rama dhe kryebashkiaku i Tiranës Erjon Veliaj.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike 100-vjetori i tiranes kryeqytet lumi lana rama perballet me ndertuesin tirane 100-vjetori i tiranes kryeqytet lumi lana rama perballet me ndertuesin tirane

Sondazh

Poll