Politike

100 vjet kryeqytet/ Basha: Tirana Mbajti pesha të rënda në kohë të vështira, mbetet zemreku i kombit 

11 Shkurt 2020, 19:23 Nga DOSJA
100 vjet kryeqytet/ Basha: Tirana Mbajti pesha të rënda në

TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar për 100 vjetorin e Tiranës kryeqytet. Përmes një postimi në Facebook, Basha shprehet se mirënjohja e parë i takon komunitetit autokton të Tiranës që me shpirtgjerësi, mundësoi që ky qytet të rritet. Lideri demokrat shkruan se se Tirana mbajti mbi supet e saj pesha të rënda në kohë të vështira, ndërsa shton se mbete edhe sot “zemreku i kombit ku ngërthehet shpresa dhe besimi i shqiptarëve për një të nesërme më të mirë”.

POSTIMI I PLOTË I LULZIM BASHËS:

100 vjetori i Tiranës kryeqytet, mesazhi i kryetarit të PD, Lulzim Basha: Qendra ekonomike, kulturore dhe shoqërore e Shqipërisë, mbetet sot zemreku i kombit ku ngërthehet shpresa dhe besimi i shqiptarëve për një të nesërme më të mirë.Sot kryeqendra e shqiptarëve kremton 100 vjetorin e saj si kryeqytet. Në këtë ditë historike, mirënjohja e parë me përulësi i takon komunitetit autokton të Tiranës që me shpirtgjerësi të pashembullt dhe me qytetari legjendare, mundësoi që ky qytet të rritet, të zhvillohet dhe të kthehet në vatër të të gjithë shqiptarëve, të rinisë dhe shpresave të gjithë kombit. Tirana mbajti mbi supet e saj pesha të rënda në kohë të vështira. Familjet e mëdha të Tiranës hapën dyert dhe zemrat për shumë prej shqiptarëve të dëbuar nga trojet stërgyshërore, dhe për këdo që kërkoi dhe gjeti shanset për një jetë më të mirë pas rrëzimit të regjimit komunist. Qendra ekonomike, kulturore dhe shoqërore e Shqipërisë, mbetet sot zemreku i kombit ku ngërthehet shpresa dhe besimi i shqiptarëve për një të nesërme më të mirë.  Zoti e bekoftë Tiranën, Shqipërinë dhe shqiptarët!

Viti 2020 shënon 100-vjetorin e shpalljes së Tiranës si kryeqyteti i Shqipërisë. Në Pallatin e Brigadave është zhvilluar sot ceremonia e 100-vjetorit të Tiranës si kryqytet, ku të pranishëm janë qytetarë dhe personalitete të politikës vendase dhe të jashtme . Rama tha se  Tirana është një vend që i bën të kthehen sërish për të vizituar.Meta u shpreh se Tirana kam pësuar ndryshime të mëdha përgjatë këtyre viteve.

(a.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike 100-vjetori i tiranes kryeqytet lulzim basha 100-vjetori i tiranes kryeqytet lulzim basha

Sondazh

Poll