Politike

Paketa anti-shpifje/ ‘Venecia’ takohet me Metën, delegacioni bisedon edhe me opozitën, Vokshi: Rama do që të ketë AMA-n

11 Shkurt 2020, 09:13 Nga DOSJA
Paketa anti-shpifje/ ‘Venecia’ takohet me Metën, delegacioni

TIRANË- Delegacioni i Komisionit të Venecias ka nisur takimet në ditën e dytë që ndodhen në Shqipëri, ku u takuan me aktorët politikë dhe jo vetëm, për ligjin e mediave audio-vizive. Paraditen e sotme  delegacioni i “Venecias” ka zhvilluar një takim me Presidentin Ilir Meta, ku janë njohur me qëndrimin  e tij. 

Ka qenë zyra e medias në Presidencë që ka zbardhur takimin, ku shkruhet se Meta ka thënë që paketa lë Shqipërinë pas në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian dhe kthehet censura në media. 

Në orën 17:40, një delegacion i opozitës, me Albana Vokshin, Genc Pollon dhe Edmond Haxhinaston zhvilluan  një takim  me delegacionin e Venecias për çeshtjen e paketës anti-shpifje. 

Pas përfundimit të takimit, përfaqësuesja e delegacionit të opozitës, Albana Vokshi deklaroi se Rama miraton ligje antikushtetuese dhe antieuropiane, sepse do që të ketë AMA-n në kontroll. 

“Edi Rama do që të ketë AMA-n nën varësi. Qëndrimi i PD dhe i opozitës është që ligjet antishpifje duhet të grisen, sepse janë antikushtetuese dhe antieuropiane. Kjo është arsyeja pse këto dy ligje duhet të anulohen në mënyrë urgjente. Ne i bëjmë thirrje kryeministrit dhe qeverisë që të zbatojë opinionin e Komisionit të Venecias”, tha Vokshi.

Delegacioni i Venecias  gjithashtu do të ketë një takim me kryetaren në detyrë të Gjykatës Kushtetuese, Vitore Tusha, kreun e AKEP-it dhe me avokaten e Popullit Erinda Ballanca.  Një ditë më parë delegacioni zhvilloi një takim me nënkryetaren e Kuvendit, Vasili Ka Hysi, nga e cila kërkuar qëllimin e ligjit.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ilir meta miratohet paketa anti-shpifje venecia ne tirane ilir meta miratohet paketa anti-shpifje venecia ne tirane

Sondazh

Poll