Politike

100-vjetori i Tiranës kryeqytet, Rama: Vend, ku të gjithë duan të rikthehen. Meta: Ka pësuar transformime të mëdha (VD)

11 Shkurt 2020, 17:10 Nga DOSJA
100-vjetori i Tiranës kryeqytet, Rama: Vend, ku të gjithë duan

TIRANË– Viti 2020 shënon 100-vjetorin e shpalljes së Tiranës si kryeqyteti i Shqipërisë. Në Pallatin e Brigadave është zhvilluar sot ceremonia e 100-vjetorit të Tiranës si kryqytet, ku të pranishëm janë qytetarë dhe personalitete të politikës vendase dhe të jashtme si: Ambasadorja amerikane Yuri Kim, ambasadori i BE, Luigi Soreca, kryeminstri Edi Rama dhe kryebashkiaku i Tiranës Erjon Veliaj.

Në fjalën e tij kryeministri Rama tha se në sytë e vizitorëve, Tirana është një vend që i bën të kthehen sërish për të vizituar.

“Tirana, në sytë e të huajve, një vend ku duan të kthehen sërish”, u shpreh Rama.

Ndërsa,  presidenti Ilir Meta nga ambientet e Teatrit Kombëtar  u shpreh se Tirana është një kryeqytet, i cili ka pësuar ndryshime të mëdha përgjatë këtyre viteve.

“Tirana është qyteti që ka pësuar më shumë transformim se të gjitha qytetet në vend, duke hedhur shtat mbi qytetarinë dhe traditën tiranase. Tirana sot është një metropol ambicioz”, tha Meta.

(a.m/dosja. al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike 100-vjetori i tiranes kryeqytet edi rama 100-vjetori i tiranes kryeqytet edi rama

Sondazh

Poll