Politike

Dosja “Buka SHA”/ GJKKO shtyn seancën gjyqësore ndaj Arben Ahmetaj, do të mbahet më...

Bëhet me dije, se shkak për shtyrjen e seancë është mungesa e avokatit të tij mbrojtës.

2 Dhjetor 2025, 15:36 Nga E.d
Dosja “Buka SHA”/ GJKKO shtyn seancën gjyqësore ndaj
Foto ilustruse

TIRANË- GJKKO ka vendosur të shty seancën gjyqësore ndaj ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj. Seanca e rradhës për Ahmetajn do të mbahet më datë 16 dhjetor, në orën 13:30. Bëhet me dije, se shkak për shtyrjen e seancë është mungesa e avokatit të tij mbrojtës.

Kjo pasi, avokati i tij ndodhej në një proces tjetër gjyqësor dhe nuk mund të ishte i pranishëm në sallën e gjyqit. Ahmetaj, po gjykohet në kuadër të dosjes “Buka SHA”. 

Dosja “Buka SHA”

Në këtë çështje Ahmetaj akuzohet për “shpërdorim te detyrës” gjatë procedurës së privatizimit të ndërmarrjes “Buka sha”, duke sjellë një dëm prej miliona euro në buxhetin e shtetit. Ahmetaj fillimisht në cilësinë e ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes e më pas të ministrit të Ekonomisë dhe Financave, akuzohet se shkeli legjislacionin në fuqi. Për këtë dosje SPAK kërkon dërgimin në gjyq të ish ministrit të Ekonomisë dhe Financave nën akuzën e shpërdorimit të detyrës./Dosja.al

gjkko arben ahmetaj 16 dhjetor

Sondazh

Poll