Politike

Kreu i ARRSH, Gentian Gjyli është paraqitet në SPAK

Gentian Gjyli, është paraqitur sot në ambientet e SPAK, ku po merret i pandehur në lidhje me hetimin për tenderin e tunelit të Llogarasë.

2 Dhjetor 2025, 14:23 Nga DOSJA
Kreu i ARRSH, Gentian Gjyli është paraqitet në SPAK
Gentian Gjyli në SPAK

TIRANA- Kreu i ARRSH, Gentian Gjyli, është paraqitur sot në ambientet e SPAK, ku po merret i pandehur në lidhje me hetimin për tenderin e tunelit të Llogarasë.

Gjyli akuzohet për shkelje në procedurat e tenderimit, një çështje ku e pandehur është marrë edhe zv.kryeministrja dhe ministrja Belinda Balluku.

Ndaj Belinda Ballukut janë caktuar masat e sigurisë së pezullimit nga detyra dhe ndalimit për daljen jashtë shtetit. Ndërsa ndaj administratorit të KESH, Erald Elezi dhe drejtorit të Autoritetit Rrugor Shqiptar, ARRSH, Gentian Gjyli është caktuar masë “arrest shtëpie”.

Balluku u pezullua nga detyra pasi u mor e pandehur për tenderin më vlerë 190 milionë euro për ndërtimin e tunelit të Llogarasë, akuzë që i është komunikuar zyrtarisht dhe dyshohet edhe për tenderin 20 milionë euro të lotit 4 të Unazës së Madhe të Tiranës.

Për të dy tenderët, me vlerë 210 milionë euro, sipas SPAK, Balluku ka paracaktuar fituesin përmes mbikëqyrjes dhe ndërhyrjes gjatë gjithë procesit të zhvillimit të garës. Çështja për Ballukun ka shkuar në Gjykatë Kushtetuese, ndërsa asaj i është hequr e drejta e firmës nga qeveria./Dosja.al

 

gentian gjyli ne spak

Sondazh

Poll