"Pajisje elektronike në burg, ose paraqitje çdo ditë në gjykatë", Veliaj kërkoi t’i plotësohen kushtet për t’u njohur me dosjen, refuzohet nga GJKKO
Kryebashkiaku ka kërkuar që ose t’i sigurohen pajisje teknologjike në qeli, ose të lejohet çdo ditë të vijë në gjykatë për të studiuar dosjen.

TIRANA- Këtë të martë u zhvillua seanca në GJKKO për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj. Mësohet se gjatë seancës, Veliaj ka kërkuar që t’i krijohen kushtet për t’u njohur me aktet e dosjes. Kryebashkiaku ka kërkuar që ose t’i sigurohen pajisje teknologjike në qeli, ose të lejohet çdo ditë të vijë në gjykatë për të studiuar dosjen.
Megjithatë, kjo kërkesë është refuzuar nga gjykata, duke lënë në fuqi procedurat aktuale të shqyrtimit. Ai ishte i pranishëm personalisht në sallë dhe ka bërë të qarta kërkesat e tij kryesore për procesin.
Veliaj ka theksuar se beson dhe respekton drejtësinë, por ka kërkuar respektimin e të drejtave të tij themelore, duke nënvizuar mungesën e mundësisë për të njohur materialet e dosjes. Sipas tij, deri tani nuk i është vënë në dispozicion një kopje fizike e aktakuzës, e cila përbën rreth 60,000 faqe, gjë që e ka penguar përgatitjen e mbrojtjes.
Kryebashkiaku kërkon heqjen e masës së vendosjes në kafaz gjatë seancave, që sipas tij cenon dinjitetin, prezumimin e pafajësisë dhe të drejtën për mbrojtje efektive. Ai kërkon gjithashtu të ketë akses të plotë dhe të menjëhershëm në aktet e dosjes dhe shtyrjen e procedurës derisa këto të drejta të garantohen në mënyrë të plotë.
Sondazh
Kalimi ose jo i dosjes për gjykim, shtyhet seanca në GJKKO për kryebashkiakun Veliaj, ja kur pritet të mbahet e radhës
Erion Veliaj TIRANA- Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka pranuar kërkesën e kryebashk...
U pezullua nga detyra dhe iu ndalua dalja jashtë shtetit, Balluku ankimon masat e sigurisë në Apelin e GJKKO-së
Belinda Balluku TIRANA- Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku ka depozituar ankim në Apel kundër vendimit të Gjykatës së...
"Hiqni masën e vendosjes në kafaz!" ZBARDHEN kërkesat e Erion Veliaj në GJKKO, cilat janë pretendimet e kryebashkiakut të Tiranës: Jam thirrur për t’u mbrojtur jo për t’u poshtëruar
Erion Veliaj në GJK, foto ilustruese TIRANA- Në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO...
Seanca në GJKKO/ Kryebashkiaku Erion Veliaj "lë qelinë", i pranishëm në sallën e gjyqit! Pritet të vendoset nëse çështja do kalojë ose jo për gjykim
Erion Veliaj TIRANA- Sot zhvillohet seanca paraprake në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJ...
"Presioni për votën!" BIRN: Si u eksportua sistemi i patronazhimit drejt diasporës në Perëndim
Foto ilustruese Në prag të zgjedhjeve të 11 majit, Leonardi* mori një mesazh të papritur nga Shqipëria, por përgjigja is...
Rama kërkoi rrëzimin e pezullimit të Belinda Ballukut! Gjykata Kushtetuese vendos sot nëse ankimi i qeverisë do kalojë për shqyrtim
Rama, Balluku TIRANA- Gjykata Kushtetuese pritet të vendosë sot nëse do të pranojë për shqyrtim kërkesën e qeveris&...
“Zgjedhjet në PD nuk duhet të bëhen me lista fiktive”, Alimehmeti: Procesi duhet garantuar nga Berisha, nëse kjo ndodh jemi alternativë qeverisëse
Ilir Alimehmeti TIRANA- Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Ilir Alimehmeti, ka theksuar se rikthimi i PD-së...
Vijon puna për mbylljen e argjinaturës së Vainit në Lezhë! Ministri Salla ndan PAMJET: Qëllim, minimizimi i dëmeve në tokat bujqësore dhe mbrojtja e zonës
Lezhë LEZHA- Ekipi i Drejtorisë së Ujitje-Kullimit Lezhë, në bashkëpunim me emergjencat civile, Forcat e Armatosura dhe ...
A do të kandidojë kundër Berishës pë drejtimin e PD? Alimehmeti: Çdo demokrat mundet! Nëse strukturat nuk mblidhen, i bie që jemi kthyer në parti memece
Ilir Alimehmeti TIRANA- Ilir Alimehmeti ka treguar sot për mundësinë e një gare të mundshme të tij përballë Sa...
"Kjo është beteja vendimtare", Berisha: Me Edi Ramën nuk shkojmë më kurrë në zgjedhje, të hënën tjetër, përsëri këtu!
Sali Berisha TIRANË- Lideri i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se me Edi Ramën nuk do të shkoj më kurr&eu...
