Politike

“Mos e braktisni Shqipërinë”/ Mesazhi i Metës nga presidenca: Fenomeni i shpopullimit na rrezikon më shumë se kurrë (F

11 Shkurt 2020, 16:40 Nga DOSJA
“Mos e braktisni Shqipërinë”/ Mesazhi i Metës nga

TIRANË- Presidenti Ilir Meta iu bashkua mesazhit të shumë studentëve, pedagogëve e mësuesve kundër fenomenit të shpopullimit që të mos braktiset Shqipëria.

Përmes një postimi në ‘Facebook’, kreu i shtetit thekson se ky fenomen na rrezikon më shumë se kurrë. Ai shprehu mirënjohje për akademikët që frymëzojnë brezin e ri me shpresën për të ndërtuar të ardhmen në atdhe.

“Shumë i lumtur që në Ditën Ndërkombëtare të Grave dhe Vajzave në Shkencë, së bashku me dhjetra studente ekselente, pedagoge e mësuese të nderuara, të bashkoheshim me një mesazh të fortë kundër fenomenit të shpopullimit që na rrezikon më shumë se kurrë: MOS E BRAKTISNI SHQIPËRINË! Mirënjohje dhe falenderim të veçantë për kontributet dhe përkushtimin e veçantë të mësuesve dhe pedagogëve të angazhuar në shkencë, që e frymëzojnë brezin e ri me shpresën për të ndërtuar të ardhmen në Atdheun tonë”, shkruan Meta në Facebook.

(a.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike dita nderkombetare e grave ne shkence ilir meta dita nderkombetare e grave ne shkence ilir meta

Sondazh

Poll