Politike

Foltorja 2! Deputetja e PD: Shteti bashkëpunon me krimin dhe dhunën! Shqipëria nuk është pronë e Edi Ramës....

Ajo e përshkroi situatën aktuale si një kërcënim për imazhin dhe integritetin e shtetit, duke theksuar nevojën për zgjedhje të lira dhe një qeverisje që respekton ligjin dhe interesin publik.

1 Dhjetor 2025, 18:54 Nga M.L
Foltorja 2! Deputetja e PD: Shteti bashkëpunon me krimin dhe dhunën!
Manjola Luku

TIRANADeputetja e Partisë Demokratike për qarkun e Durrësit, Manjola Luku, mori pjesë sot në protestën e tretë radhazi të opozitës para Kryeministrisë, duke theksuar se skandalet e qeverisë dhe abuzimet me tenderat dhe projekte publike kanë cenuar rëndë shtetin shqiptar.

Luku kërkoi largimin e qeverisë dhe vijimin e protestave të Foltores deri në dorëheqjen e saj, duke i bërë thirrje qytetarëve të mos heshtin përballë abuzimeve të supozuara të zyrtarëve të lartë. Ajo e përshkroi situatën aktuale si një kërcënim për imazhin dhe integritetin e shtetit, duke theksuar nevojën për zgjedhje të lira dhe një qeverisje që respekton ligjin dhe interesin publik.

Deputetja Luku paralajmëroi se opozita do të vazhdojë të mobilizohet deri sa të arrihet qëllimi i saj politik dhe se protestat e Foltores do të mbeten aktive deri në largimin e qeverisë.

“Të dashur qytetarë gra burra, djem dhe vajza, sot ne jemi këtu jo vetëm për një tubim politik por për të thënë stop. Në emër të grave shqipatre, nënave vajzave, unë qëndroj para jush kundër ligjeve që synojnë të shkatërojnë ekonomitë tona, demokraconë. Ne jemi dëshmitarë se si shteti nuk ka rënë para dhunës, por se shteti bashkëpunon me krimin dhe dhunën. Nuk jemi vetëm për miting politik, por edhe për t’i thënë stop abuzimeve, e për të ngritur zërin kundër ligjeve që shkatërrojnë familjet tona dhe moralin kombëtar. Atentatet në Shqipëri nuk janë vetëm rënie e shtetit, por edhe dhunë e vetë shtetit të lidhur me bandat kriminale, si ngjarjet në Rinas dhe atë dje në Elbasan.

A mundemi të heshtim për aferat e fundit që tronditën shtetin. Qindra raporte ndërkombëtare flasin për konflikte të interesit, keqpërdorim të pushtetit. 

Sot skandalet e ballukut dhe urdhrat e Ramës janë cenim serioz dhe i rëndë i shtetit. Është kapur duke vendosur nëpër kafene se si ndërtohen tunelet. Janë raporte dhe të dhëna alarmuese që nuk duhen të injorohen. Këto e cilësojnë vendin tonë si narkoshtet. Nuk duhet ta lejojmë imazhin e vendit tonë në trafik droge dhe krim. Shqipëria nuk është pronë e Ramës dhe as ara personale e Belinda Balluku. Të protestojmë për të larguar Ramën dhe Ballukun e të kërkojmë largimin e Ballukut e të kërkojmë zgjedhje të lira. Me Ramën kryeministrin Rama nuk ka zgjedhje të lira”, tha deputetja./ Dosja.al

manjola luku foltorja 2

Sondazh

Poll