Aktualitet

Plagosja me armë në Durrës/ Policia identifikon “skifterin”, në kërkim 27-vjeçari, dyshohet edhe si autor i grabitjes

11 Shkurt 2020, 07:37 Nga DOSJA
Plagosja me armë në Durrës/ Policia identifikon

Durrës- Policia e Durrësit ka shpallur në kërkim 27-vjeçarin Astrit Thaçi, pasi dyshohet se është autori që plagosi mbrëmjen e djeshme Rexhep Tereziun, pasi iu fut në banesën e tij në zonën e Plazhit për të grabitur. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se Thaçi banon në të njëjtën lagje me 42-vjeçarin dhe akuzohet se është personi që ka plagosur me plumb në këmbë të zotin e shtëpisë.  100 m larg vendit të ngjarjes, Policia ka gjetur edhe makinën e autorit, një makinë “Ford”, brenda së cilës kishte disa doza lënde narkotike.  Të njëjtat burime bëjnë me dije se 27-vjeçari dyshohet të jetë edhe autori i grabitjes së pikës së kredidhënies, Kredo.al, ngjarje kjo e ndodhur tre ditë më parë në qytetin e Durrësit. 27-vjeçari rezulton se ka qenë i dënuar më parë drogë, në vendin tonë dhe Itali.

Si ndodhi ngjarja dje? 

Para Policisë 42-vjeçari ka deklaruar se sapo ishte kthyer në banesën e tij nga puna, kishte dëgjuar një zhurmë të lehtë. Sipas tij në këtë moment ai doli jashtë banesës dhe aty pa grabitësin, të cilin e kapi tek rruga, ku menjëherë u përlesh me të. Më pas grabitësi nxorri pistoletën dhe e qëlloi në këmbë 42-vjeçin dhe u largua me vrap nga vendngjarja.

42-vjeçari i plagosur  menjëherë u dërgua në Spitalin Rajonal të Durrësit ku mori ndihmën e nevojshme mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia është në kërkim të autorit.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet astrit thaçi grabitje me arme ne durres astrit thaçi grabitje me arme ne durres

Sondazh

Poll

Aktualitet 11 Shkurt 2020, 12:37

Tiranë- Policia e Tiranës ka reaguar zyrtarisht për ngjarjen e djeshme pranë selisë së Partisë Socialiste, ku u arrestua i armatosur dhe me mijëra euro me vete,...

Aktualitet 11 Shkurt 2020, 11:59

TIRANË– Stuhitë e forta dhe temperaturat e ulëta kanë përfshirë që prej të premtes së 9 shkurtit Britaninë e Madhe, ku kanë mbetur 6 viktima, ndërsa ‘Ciara...