Politike

Ambasada e SHBA e zhgënjyer me qeverinë: Klima aktuale e biznesit po pengon investimet e huaja

11 Shkurt 2020, 14:52 Nga DOSJA
Ambasada e SHBA e zhgënjyer me qeverinë: Klima aktuale e biznesit po

TIRANË- Ambasada Amerikane në Tiranë është shprehur e zhgënjyer, lidhur me klimën aktuale të biznesit në vendin tonë. Në një reagim në faqen zyrtare në Facebook, ambasada shprehet se kjo klimë pengon investimet e huaja.

SHBA kërkon që qeveria shqiptare të shqyrtojë seriozisht sfidat në mjedisin aktual dhe të zbatojë ndryshime të prekshme, për të tërhequr investimet e huaja shumë të nevojshme.

“Në situatën ku ndodhemi sot, rrethanat në lidhje me hapësirën Pa Taksë (Duty Free) në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës tregojnë sfidat me të cilat përballen investuesit e huaj në Shqipëri. Është zhgënjyese që klima aktuale e biznesit pengon rritjen e investimeve të huaja. Shqipëria duhet të zbatojë rregulla të drejta dhe transparente në mënyrë të barabartë për të gjitha bizneset. Shpresojmë që qeveria e Shqipërisë të shqyrtojë seriozisht sfidat në mjedisin aktual dhe të zbatojë ndryshime të prekshme, për të tërhequr investimet e huaja shumë të nevojshme”, thuhet në njoftim.

(a.m./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike klima e biznesit yuri kim klima e biznesit yuri kim

Sondazh

Poll

Politike 11 Shkurt 2020, 11:43

Tiranë-Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka zbardhur takimin me ambasadoren e SHBA-së në vendin tonë, Yuri Kim. Nëpërmjet një postimi në Facebook, Kryemadhi ...