Aktualitet

Paditi dy gjyqtarët/ Besnik Cani kërkon pezullimin e gjykimit ndaj tij, KPA rrëzon kërkesën e prokurorit

11 Shkurt 2020, 09:43 Nga DOSJA
Paditi dy gjyqtarët/ Besnik Cani kërkon pezullimin e gjykimit ndaj

Tiranë- Ditën e sotme Kolegji i Posaçëm i Apelimit rrëzoi kërkesën e antarit të KLP, Besnik Cani, për pezullimin e gjykimit ndaj tij. Prokurori në seancën e sotme kërkoi që të pezullohej gjykimi ndaj tij, derisa gjykata të shprehet për kallëzimim që ka bërë në SPAK për dy anëtarët e KPA-së, gjyqtarët Ardian Hajdari dhe Luan Daci.

Më datë 17 janar, prokurori Besnik Cani ka bërë kërkesë në KPA për përjashtimin e dy anëtarëve, Artan Hajdarin dhe Luan Dacin, pasi sipas tij janë në kushtet e pazgjidhshmërisë, dhe ka kërkuar përjashtimin e tyre. Ai i ka kallëzuar penalisht ata për “falsifikim” të formularëve. Prokurori Besnik Cani u konfirmua në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit në nëntor të vitit 2018, pavarësisht disa problematikave të konstatuara. Ai më pas u zgjodh edhe anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Operacioni Ndërkombëtar Monitorimit, në janar të 2019, i rekomandoi Komisionerit Publik që të kërkonte rrëzimin e vendimit të KPK-së në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit. Në rekomandimin e ONM, përpos të tjerave, theksohet se prokurori Cani ka tentuar të përfitojë një kredi të butë në Bashkinë e Fierit, ndërsa nuk ka hetuar ish-krybashkiakun e Fierit Baftjar Zeqo si dhe disa tendera të dyshuar si abuzivë në Elbasan.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet besnik cani para kpa besnik cani para kpa

Sondazh

Poll