“Jemi gati të futemi në grevë urie”/ Naftëtarët e Ballshit sërish në protestë: S’kemi marrë rrogat, nuk kemi zgji
11 Shkurt 2020, 09:33Nga DOSJA
Ballsh- Naftëtarët e Ballshit janë ngritur sërish sot në protestë pasi kërkojnë pagat e prapambetura, sigurimet shoqërore dhe rifillimin e punës. Ata shprehen se do të futen në grevë urie sepse nuk kanë asnjë zgjidhje tjetër. Ditën e sotme atyre u janë bashkuar edhe punëtoret e stacionit të pompimit në Poçem, të cilët kanë 27 muaj pa marrë pagat.
”Gjendja është e agravuar, njerëzit janë të revoltuar sepse kemi 5 muaj që nuk kemi marrë përgjigje nga firmat. Edhe në takimin me zv.ministrin nuk morëm një zgjidhje. Ne duam pagat tona.”, shprehen punonjësit.
Rafineria e Ballshit e administruar nga kompania “Tosk Energji” është mbyllur që në muajin shtator, dhe punëtorët prej asaj kohe kanë dalë në protestë. Naftëtarët kanë dalë disa herë në protestë në Fier, ku kanë kërkuar që të marrin pagat e tyre, por nuk janë dëgjuar nga autoritetet. Janë më shumë se 800 punëtorë që kanë mbetur pa punë. Bankers në një reagim pas mbylljes së rifinerisë, e ka hedhur fajin tek ‘Tosk Energji’, ku u shpreh se kjo kompani ka shkelur disa herë kontratat, çka e ka vënë atë në pozitë të vështirë për sasinë e naftës gjendje, e cila ka kaluar më pas për eksport.
J.V/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË- Çështja në ngarkim të Agim Kajmakut ka mbetur sërish pezull, pasi seanca paraprake për kalimin e dosjes në gjykim apo kthim në Prokurori për...
ITALI– Një 37-vjeçar shqiptar është plagosur mbrëmjen e së hënës në Itali. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në një klub nate në zonën Pontecurone të Italisë.A...
TIRANË-Sot në Tiranë ka ardhur kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Në një moment gjatë parakalimit, kreu i qeverisë shqiptare Edi Rama kap prej krahu homo...
SHKODËR- Mëngjesin e sotëm një 13-vjeçare ka ndërruar jetë në lagjen “Liria” në Shkodër pasi flakët kanë përfshirë barakën ku ajo jetonte bashkë me ...
SHKODËR– Dalin detaje nga vdekja e 13-vjeçares në Shkodër. Familjarët e saj kanë folur për kamerat dhe kanë treguar detaje lidhur me ngjarjen e rënd...
Shqipëri- Ditën e sotme do të ketë reshje shiu dhe dëbore në Shkodër, Kukës, Dibër dhe Lezhë. Tempetarurat minimale në zonat malore do të shkojnë deri në 4 grad...
Tiranë- Gazetari Arjan Çani në emisionin “Open” në Top Channel, për arrestimin e Vladimir Gjutës, theksoi se ka dy teori, ose ai u gjend aty në momentin ...
Tiranë– Në disa qytete policia ka kryer kontrolle për makinat luksoze si dhe për ato të blinduarat. Sipas policisë, fokusi janë mjetet e blinduara dhe kapja e p...