Aktualitet

Qëllohet në këmbë dhe në dorë, 37-vjeçari shqiptar plagoset pas sherrit në klubin e natës në Itali

11 Shkurt 2020, 08:29 Nga DOSJA
Qëllohet në këmbë dhe në dorë, 37-vjeçari

ITALI– Një 37-vjeçar shqiptar është plagosur mbrëmjen e së  hënës në Itali. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në një klub nate në zonën Pontecurone të Italisë.

Ai është përfshirë në një sherr me një 58-vjeçar, ku sipas mediave të huaja mësohet të ketë qenë pronari i lokalit.Identiteti i 37-vjeçarit shqiptar dhe i personit që e plagosi ende nuk është mësuar.

Të pranishmit që kanë qenë në lokalin ku ka ndodhur ngjarja e rëndë, kanë dëshmuar se ishte pronari i lokalit ai që plagosi shqiptarin.

Ndërkohë policia italiane ka arritur ta kapë 58-vjeçarin në afërsi të një supermarketi, por pas kontrollit që i është bërë nuk iu gjet arma. Megjithatë pasi ai ka dhënë edhe dëshminë e tij, policia ka arritur ta sekuestrojë armën pasi pronari që kreu plagosjen e kishte hedhur pranë një hekurudhe.

Është mësuar  se  37-vjeçari shqiptar që u plagos në këmbë dhe në njërën dorë, tashmë është jashtë rrezikut për jetën,dhe po merr trajtimin e duhur në spital.

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet 37-vjeçari shqiptar plagoset ne itali itali pronari i lokalit 58-vjeçar 37-vjeçari shqiptar plagoset ne itali itali pronari i lokalit 58-vjeçar

Sondazh

Poll