Politike

Bashkëshorti i iku nga partia/ Besa Shahini e ngrysur para Albin Kurtit, kryeministri i Kosovës se jep veten dhe i zgjat dorë

11 Shkurt 2020, 08:29 Nga DOSJA
Bashkëshorti i iku nga partia/ Besa Shahini e ngrysur para Albin Kurtit,

TIRANË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë parakalimit për në kryeministrinë e Shqipërisë ka takuar edhe ministrat e kabintetit Rama, dy prej të cilëve vijnë nga Kosova. Ministri i Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj është shfaqur shumë i gëzuar që e sheh dhe kjo dallohet nga buzëqeshja e tij.


Ndërsa ministrja e Arsimit, Besa Shahini, është e vrenjtur në fytyrë dhe nuk duket shumë e lumtur. Të këtë të bëjë fakti që bashkëshorti i saj Dardan Molliqaj ka qënë pjesë e partisë së Kurtit dhe u largua apo thjesht është zgjuar herët dhe pa shumë humor?

Albin Kurti ka zhvilluar takimin e tij të parë si kryeministër i Kosovës. Fillimisht ai ka takuar homologun e tij, Edi Ramën me të cilin ka mbajtur edhe një konferencë për shtyp. Të dy theksuan se do të punojnë për bashkëpunimin mes dy vendeve por u ndanë tek ideja e Shengenit të Ballkanit. Kurti i qëndroi statik “jo-së” së tij. Pas takimit me Ramën, Kurti i shkoi në zyrë edhe kryeparlamentarit Gramoz Ruçi, presidentit Ilir Meta dhe kryedemokratit Lulzim Basha. E papritura ishte anulimi i takimit me kryebashkiakun e Tiranës, Erion Velij për të cilin kreu i qeverisë së Kosovës u justifikua me axhedën e ngjeshur.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike albin kurti albin kurti ne tirane besa shahini dardan molliqaj gent cakaj albin kurti albin kurti ne tirane besa shahini dardan molliqaj gent cakaj

Sondazh

Poll