Politike

Ylli Manjani paralajmëron LIVE: Rama po ngre kultin e individit, po vazhdoi kështu, të ikim nga vendi sa të mbarojë emision

10 Shkurt 2020, 20:55 Nga DOSJA
Ylli Manjani paralajmëron LIVE: Rama po ngre kultin e individit, po vazhdoi

TIRANË- Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka komentuar paketën e fundit, Anti-KCK dhe operacioni që po zhvillohet në rang vendi nga Operacioni Forca e Ligjit. Manjani, i ftuar në “Open”, në Top Channel, foli edhe për rastin e Vladimir Gjutës që u arrestua pranë selisë së Partisë Socialiste, me një armë zjarri dhe 100 mijë euro. Manjani tha se e gjitha është propagandë.

“E bëjnë si obobo si ja shikoni OFL çfarë bëhet. E gjitha një show, një propagandë e ndyrë. Rama po e bën çdo gjë PR, kulti i individit është ngritur në kulm në këtë vend, dhe nëse situata vazhdon kështu, më mirë të ikim nga ky vend. Të mbarojë emisioni e të ikim”-tha Manjani. 

 

Vladimir Gjuta është arrestuar sërish ditën e sotme. 40-vjeçari u pikas pranë selisë së Partisë Socialiste me një pistoletë gati për të qëlluar dhe 100 mijë euro me vete. Në Polici ai tha se armën e kishte marrë pasi kishte shumë para me vete. Ndërkoha Garda rriti sigurinë për kryeministrin Edi Rama, të cilin e largoi nga selia me “Lincoln” të blinduar. 

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike anti-kçk-ja zbret në terren edi rama vladimir gjuta me arme ne ps ylli manjani anti-kçk-ja zbret në terren edi rama vladimir gjuta me arme ne ps ylli manjani

Sondazh

Poll