Politike

VIDEO/ A do t’ia zërë vendin Bashës? Grida Duma shfaq mall për Kuvendin: Njerëzit që bëjnë karrierë politike e kanë

10 Shkurt 2020, 18:24 Nga DOSJA
VIDEO/ A do t’ia zërë vendin Bashës? Grida Duma shfaq mall

TIRANË– Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma ka folur hapur në lidhje me aspiratat e saj në politikë. E ftuar në emisonin “Rudina”, Grida u p[yet nëse do të donte të ishte në krye të Partosë Demokratike, vend të cilin e mban Lulzim Basha aktualisht, ish-deputetja u shpreh se jo.

Absolutisht jo, asnjëherë, as e kam pranuar, as e kam menduar si logjikë. Kam patur poste drejtuese. Nuk më ka shkuar në mendje asnjëherë,”- tha Grida.

E pyetur nëse i mungon foltorja e Kuvendit, Duma pranoi se pod he shtoi se sipas saj njerëzit që bëjnë karrierë politike, foltoren e Kuvendit e kanë pjesë të ëndrrës së tyre të karrierës.

Foltorja e Kuvendit në vetvete jo nuk më mungon. Media e ka zëvendësuar më mirë se sa aq, për hir të së vërtetës. Por një lloj rimendimi që mund të bëj shumë të tepër, në kuptimin po të kishte vërtet jetë parlamentare, padiskutim që e kam këtë domethënë. Njerëzit që bëjnë karrierë politike, foltoren e Kuvendit e kanë pjesë të ëndrrës së tyre të karrierës, domethënë aty mund të shpalosësh çdo gjë. Por jo, nuk është ky konteksti në Parlamentin shqiptar dhe për aq pak kohë sa qëndrova, domethënë nuk pashë që ishte e mundur kjo. Sigurisht koha e ardhme do të sjellë padiskutim ne shpresojmë një realitet më të mirë politik. Por deri sot nuk shoh që kemi humbur ndonjë gjë në kuptimin e impaktit, se pastaj të gjitha gjërat e tjera janë relative,”– tha Grida Duma.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike grida duma lulzim basha grida duma lulzim basha

Sondazh

Poll