Politike

EMRI/ I dëbuar nga Suedia dhe i ndaluar në Zvicër, këshilltari i PS në Kamëz subjekt i ‘dekriminalizimit’. Rrezikon sh

10 Shkurt 2020, 15:59 Nga DOSJA
EMRI/ I dëbuar nga Suedia dhe i ndaluar në Zvicër,

TIRANË- Prokuroria e Përgjithshme, sektori i dekriminalizimit ka nisur procedurat dhe kërkon heqjen e mandatit të këshilltarit të Bashkisë Kamëz, Mirush Dema. Sipas informacioneve mësohet se Dema është subjekt i ligjit të dekriminalizimit dhe duhet të largohet nga detyra. Fjalën e fundit e thotë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe do zhvillojë mbledhjen të mërkurën, ku do marrin vendimin për shkarkimin apo jo të Mirush Demës.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ditën e mërkurë, më datë 12.02.2020, ora 13:00, zhvillon mbledhjen me këtë rend dite: Shqyrtimi i projekt-vendimit: Për shqyrtimin e rezultatit të verifikimit të Prokurorisë së Përgjithshme për funksionarin publik z. Mirush Osman Dema (Troci), anëtar i këshillit të Bashkisë Kamëz, në zbatim të ligjit nr.138/2015 ”Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”, është ky njoftimi i KQZ-së.

Në formularin e dekriminalizimit Mirush Dema ka shkruar se ka pasur dhe gjeneralitete të tjera, pasi më parë ka mbajtur dhe mbiermin Troci. Po ashtu Dema deklaron se ka qenë i ndaluar në Zvicër, në qytetin e Gjenevës  në vitin 2014, por në fund ka rezultuar i pastër dhe është lënë i lirë. Më tej në formular është shprehur se ndaj tij është vendosur dhe një masë shtrënguese “Ndalim i daljes jashtë shtetit”, e cila ka qenë në fuqi në kohën kur është plotësuar formulari, pasi është ndalaur në Suedi. Sipas të dhënave ai ka është shpallur non grata në vendet e BE për 3 vite, masë shtrënguese e cila ka përfunduar në tetor 2019, pasi është dëbuar nga Suedia për shkak të shkeljeve të rregullave të Shengen-it. 

Formularin e plotë të dekriminalizimit të Mirush Demajt e lexoni KËTU

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike dekriminalizimi keshilltaret socialiste mirush dema mirush troci dekriminalizimi keshilltaret socialiste mirush dema mirush troci

Sondazh

Poll