Politike

“Po të dëgjoj”/ Basha zhvillon takim me të rinjtë: Potenciali i tyre më mbush me shpresë

10 Shkurt 2020, 17:30 Nga DOSJA
“Po të dëgjoj”/ Basha zhvillon takim me të

TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Bash aka zhvilluar së fundmi një takim me të rinjtë e Albania Business Partner. Në një foto të publikuar nga takimi, Basha shihet teksa bisedon me një grup të rinjsh. Krahas postimit, kreu i PD-së bën me dije se është mbushur me besim nga potenciali i të rinjve.

Kur talenti bashkohet me zhvillime dhe iniciativa bashkëkohore, asgjë nuk i ndal të rinjtë.
Takimi i sotëm në Albania Business Partner ishte shumë frymëzues! Potenciali i të rinjve tanë të mbush me besim e të jep shpresë se Shqipëria e të nesërmes më të mirë nuk është larg,”- shkruan Basha krahas fotos.

Kryopozitari Lulzim Basha ka nisur prej ditësh nismën me sloganin “Po të dëgjoj”, në kuadër të së cilës zhvillon takime me qytetarë, të rinj e të moshuar dhe diskuton për problemet e përditshme.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike basha takim me te rinjte lulzim basha basha takim me te rinjte lulzim basha

Sondazh

Poll