Politike

Arratia e Arben Ahmetajt e hetimi ndaj Belinda Ballukut! Marta Kos për DW: Është një hap përpara! Mund të ndodhë kudo

Në një intervistë për DW, Kos e cilësoi situatën si normale, duke theksuar se hetimet ndaj zyrtarëve të lartë qeveritarë, madje edhe atyre më të afërt me kryeministrin, janë një proces i zakonshëm që ndodh në çdo vend.

18 Nëntor 2025, 20:28 Nga M.L
Arratia e Arben Ahmetajt e hetimi ndaj Belinda Ballukut! Marta Kos për DW:
Marta Kos

BRUKSEL- Komisionerja për Zgjerim, Marta Kos komentoi mbi hapjen e kapitullit të fundit të bisedimeve me Shqipërinë dhe u pyet për hetimet e SPAK ndaj zv.kryeministres Belinda Balluku dhe arratinë e ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj. Në një intervistë për DW, Kos e cilësoi situatën si normale, duke theksuar se hetimet ndaj zyrtarëve të lartë qeveritarë, madje edhe atyre më të afërt me kryeministrin, janë një proces i zakonshëm që ndodh në çdo vend.

Ajo shtoi se nuk është e lumtur kur dëgjon raste të tilla në vendet kandidate ose anëtare të BE-së, por e rëndësishme është që institucionet anti-korrupsion po bëjnë punën e tyre.

DWJu përmendët SPAK, gjithashtu përmendët prokurimet publike. Të gjitha këto na sjellin në mendje rastin e zv.kryeministres aktuale që është nën hetim. Ka gjithashtu edhe një ish-zv.kryeministër në arrati. Në të dyja rastet kemi korrupsion të nivelit të lartë.

Marta KosPër mua është një hap përpara se këto çështje janë zbuluar. Nuk jam e lumtur që dëgjoj këto raste. E njëjta gjë vlen edhe për Ukrainën, por kjo tregon se institucionet anti-korrupsion po punojnë. Siç e kam thënë më parë, ne gjithashtu kemi raste korrupsioni brenda Bashkimit Europian. Ato ndodhin kudo. E rëndësishme është të kemi institucione dhe vendet kandidate i kanë institucionet për t’i luftuar këto raste. Më pas do të jetë sistemi gjyqësore ose gjykata që do të zbulojnë se ligji është shkelur ose jo./ Dosja.al

marta kos belinda balluku arben ahmetaj

Sondazh

Poll