Aktualitet

Motoçikleta pa targa përplas këmbësoren në Kuçovë, e plagosura dërgohet në spital

10 Shkurt 2020, 15:27 Nga DOSJA
Motoçikleta pa targa përplas këmbësoren në

KUÇOVË- Një aksident është shënuar pasditen e sotme në Kuçovë. Drejtuesi i një motoçiklete pa targa ka aksidentuar një këmbësore, shtetasen F.M 63-vjeçe,  banuese në lagjen “Llukan Prifti. Sipas njoftimit paraprak, mësohet se 63-vjeçarja ndodhet në Spitalin Rajonal të Beratit për të marrë ndihmë mjekësore. Ndërkohë, drejtuesi i motoçikletës është shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme proceduriale.

Kuçovë/Informacion paraprak

Rreth orës 14:00 në rrugën para bashkisë Kuçovë, shtetasi K.V duke drejtuar  një  motoçikletë pa targa, ka aksidentuar këmbësoren,  shtetasen F.M 63-vjeçe,  banuese në lagjen “Llukan Prifti”, Kuçovë e cila ndodhet në Spitalin Rajonal të Beratit për ndihmë mjekësore .Drejtuesi i motoçikletës është shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të shkaqeve të aksidentit.

(a.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet aksident ne kuçove plagoset kembesorja ne kuçove aksident ne kuçove plagoset kembesorja ne kuçove

Sondazh

Poll