17 Nëntor 2025, 12:54
Nga E.d
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka ftuar çdo qytetar të marrë pjesë në protestën që ka organizuar PD. Gjatë një konference për mediat, Berisha u shpreh se protesta ditën e sotme para parlamentit fillon për të krijuar një tribunë parlamentaro-qytetare pasi narko-parlamenti ka mbyllur çdo mundësi, çdo hapësirë dhe ka shkelur çdo të drejtë kushtetuese për opozitën.
Lideri i PD-së tha se kërkesa kryesore e kësj proteste është dorëheqja e kryeministrit Edi Rama dhe Belinda Ballukut. Berisha tha se Balluku nuk është fajtorja e vetme për aferrat korruptive të Tunelit të Llogarasë, Portit të Durrësit dhe Aeroportit të Vlorës. Sipas tij, fajtori kryesor për këto është kryeministri Edi Rama.
"Ftoj çdo shqiptar të analizojë me gjakftohtësi të gjithë faktorët që degraduan procesin zgjedhor në farsë zgjedhore. Kjo, në interesin e tij më të mirë. Në interesin e të vërtetave që ai duhet të besojë. Dhe pastaj të marrë vendimet e duhura. Vendimin që do dëshirojë. Ne do respektojmë çdo vendim të çdo qytetari, por unë besoj se ata qindra mijëra qytetarë që votuan kundër qeverisë, kërkojnë t’u dilet zot votës së tyre. Protesta sot para parlamentit fillon gjithashtu për të krijuar një tribunë parlamentaro-qytetare pasi narko-parlamenti ka mbyllur çdo mundësi, çdo hapësirë dhe ka shkelur çdo të drejtë kushtetuese për opozitën. Protesta para kryeministrisë zhvillohet natyrisht me kërkesën e prerë, dorëheqje e Ramës dhe Lubi Ballukut.
Janë jo të paktë qytetarët që mendojnë se kjo protestë duhet të zhvillohej para ministrisë së ekonomisë dhe energjetikës. Por jo, sepse nuk është autore kryesore Lubia, është masha e Edi Ramës në aferën e Tunelit të Llogarasë, në aferën e Portit të Durrësit, në aferën e Aeroportit të Vlorës. Pra, e vërteta, ajo ishte thjesht një instrument, një person që Edi Rama e ka përdorur prej 25 vitesh për të gjitha vjedhjet e tij. Ajo ka përgjegjësi ligjore më të madhe se Mali i Dajtit, por akoma më të madhe e ka Edi Rama dhe janë bashkëautore në krime të shëmtuara, në vjedhje të mëdha. Ndaj dhe unë ftoj qytetarët e Tiranës dhe të gjithë qytetarët e tjerë që dëshirojnë të paraqiten në këtë protestë, të nisim sezonin e protestave të vazhdueshme, të shumëllojta, gjer sa të realizojmë qëllimin tonë, t’u japim mundësi shqiptarëve të votojnë si qytetarë të lirë," tha Berisha./Dosja.al
sali berisha edi rama protesta
Politike
17 Nëntor 2025, 12:51
I.A
Erion Veliaj
TIRANË- Seanca paraprake ndaj kryebashkiakut të arrestuar të Tiranës Erion Veliajt është shtyrë pë...
Politike
17 Nëntor 2025, 12:47
E.d
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se PD do të fillojë protestat e pand&eum...
Politike
17 Nëntor 2025, 12:43
E. D
Klevis Qose
TIRANË- Klevis Qose, drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, ka raportuar në Komisionin për Çështjet e Br...
Politike
17 Nëntor 2025, 12:29
E. D
Arben Ahmetaj
TIRANË- Detaje të reja janë zbardhur nga seanca gjyqësore për ish-zv.kryeministrin Arben Ahmetaj, i cili akuzoh...
Politike
17 Nëntor 2025, 12:29
I.A
Takimi
TIRANË- Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku thirri n&...
Politike
17 Nëntor 2025, 12:19
I.A
Gazment Bardhi
TIRANË- Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka ironizuar deklaratat e Taulant Ballës, që bë...
Politike
17 Nëntor 2025, 12:04
E. D
SPAK
TIRANË- Prokuroria e Posaçm ka konfirmuar thirrjen e Kryedemokratit, Sali Berisha për ta pyetur për dosjen e ’21 Jana...
Politike
17 Nëntor 2025, 11:51
E. D
Taulant Balla
TIRANË- Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla deklaroi se Berisha proteston sa herë e th&e...
Politike
17 Nëntor 2025, 11:47
E. D
Taulant Balla
TIRANË- Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla deklaroi se në këto gati tre muaj, opozita k...
Politike
17 Nëntor 2025, 11:35
I.A
Arben Ahmetaj
TIRANË- Ministria e Drejtësisë ka dorëzuar një kërkesë për ekstradim të ish-zv.kryeministri...