17 Nëntor 2025, 12:47
Nga E.d
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se PD do të fillojë protestat e pandërprera para ndërtesës së kryeministrisë. Gjatë një konference për mediat, Berisha u shpreh se kërkesa kryesore e këtyre protestave është dorëheqja e Edi Ramës dhe numrit dy të qeverisë, Belinda Balluku. Sipas Kryedemokratit, ky është hapi i parë për të ecur drejt një qeverie teknike dhe zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.
Nga zyra e selisë blu, lideri opozitar tha se kjo protestë thirret në kushtet kur opozita bëri gjithçka për një proces zgjedhor të lirë dhe të ndershëm. Ndërsa sipas tij, qeveria bëri gjithçka për të shndërruar procesin zgjedhor në një "farsë" të shëmtuar zgjedhore. Në fund, Berisha deklaroi se PD do të bëjë çdo përpjekje për të rikthyer në Shqipëri votën e lirë.
"Sot, populli opozitar inauguron fillimin e foltores së parlamentit parlamentaro-qytetar para ndërtesës së kryeministrisë me kërkesën e prerë dhe të vetme, dorëheqjen e Edi Ramës dhe Lubi Ballukut si hapi i parë për të ecur drejt një qeverie teknike dhe zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Kjo protestë thirret në kushtet kur opozita bëri gjithçka për një proces zgjedhor të lirë dhe të ndershëm. Por qeveria bëri gjithçka për të shndërruar procesin zgjedhor në një farsë të shëmtuar zgjedhore. Duke u faktuar kështu shqiptarëve dhe botës se shpresë për ndryshimin e pushtetit me votën e lirë nuk ka për sa kohë Edi Rama të jetë kryeministër.
Fillimi apo çelja e siparit të stinës së pandërprerë të protestave mund të ishte më i hershëm, por këtë fillim e diktoi një kompleks rrethanash. E vërteta është se sot çdo shqiptar që do, që ka ideal votën e lirë dhe do të lutojë për votën e lirë, ka në duart e veta dokumente të pakundërshtueshme kombëtare dhe ndërkombëtare se provojnë se Edi Rama zhvillon farsë dhe jo zgjedhje. Pra, opozita ia doli me përkushtim dhe e vendosur të mbrojë në kuptimin ligjor votën e shqiptarëve. Në kuptimin ligjor kombëtar dhe ndërkombëtar. Rikthimi i saj është në duart e qytetarëve shqiptarë, reagimit të tyre, luftës së tyre, betejës së tyre për rikthimin e votës së lirë. PD do bëjë gjithçka në këtë betejë të vështirë. Do përballet dhëmb për dhëmb me qeverinë e krimit, drogës. Do bëjë çdo përpjekje për të rikthyer në Shqipëri votën e lirë," tha Berisha./Dosja.al
sali berisha pd edi rama
Politike
17 Nëntor 2025, 12:43
E. D
Klevis Qose
TIRANË- Klevis Qose, drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, ka raportuar në Komisionin për Çështjet e Br...
Politike
17 Nëntor 2025, 12:29
E. D
Arben Ahmetaj
TIRANË- Detaje të reja janë zbardhur nga seanca gjyqësore për ish-zv.kryeministrin Arben Ahmetaj, i cili akuzoh...
Politike
17 Nëntor 2025, 12:29
I.A
Takimi
TIRANË- Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku thirri n&...
Politike
17 Nëntor 2025, 12:19
I.A
Gazment Bardhi
TIRANË- Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka ironizuar deklaratat e Taulant Ballës, që bë...
Politike
17 Nëntor 2025, 12:04
E. D
SPAK
TIRANË- Prokuroria e Posaçm ka konfirmuar thirrjen e Kryedemokratit, Sali Berisha për ta pyetur për dosjen e ’21 Jana...
Politike
17 Nëntor 2025, 11:51
E. D
Taulant Balla
TIRANË- Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla deklaroi se Berisha proteston sa herë e th&e...
Politike
17 Nëntor 2025, 11:47
E. D
Taulant Balla
TIRANË- Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla deklaroi se në këto gati tre muaj, opozita k...
Politike
17 Nëntor 2025, 11:35
I.A
Arben Ahmetaj
TIRANË- Ministria e Drejtësisë ka dorëzuar një kërkesë për ekstradim të ish-zv.kryeministri...
Politike
17 Nëntor 2025, 11:04
E. D
sali berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se nuk është thirrur në SPAK, asnjëherë për...
Politike
17 Nëntor 2025, 10:57
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, duke folur për gazetarët, pasi doli nga SPAK theksoi se Grupit parlament...