Politike

“Berisha proteston sa herë e thërret drejtësia"/Balla: Ka kolegë të mitë që hetohen, këta dashnorë e drejtësisë, kur vjen kërkesa për...

Duke folur për mediat, Balla tha se ka dhe kolegë të tij që shkojnë për çështje që ose janë nën hetim ose nën akuzë, por kur vjen kërkesa për kolegët e tij, demokratët thonë ku është filani.

17 Nëntor 2025, 11:51 Nga E. D
“Berisha proteston sa herë e thërret drejtësia"/Balla:
Taulant Balla

TIRANË- Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla deklaroi se Berisha proteston sa herë e thërret drejtësia, siç ishte sipas tij dhe thirrja nga SPAK për 21 janarin. Duke folur për mediat, Balla tha se ka dhe kolegë të tij që shkojnë për çështje që ose janë nën hetim ose nën akuzë, por kur vjen kërkesa për kolegët e tij, demokratët thonë ku është filani.

“Sot SPAK i dorëzon më në fund pas një situate më qesharake kur shkon te zyrat e PD dhe t’i çoj një zarf dhe sekretaria thotë; nuk e pranojmë apo dhe te selia e partisë e thonë; se pranojmë. Në 1998 kur i hiqej imuniteti, kishte protesta, kur nuk u lejonte nga ambasadat, kishte protesta. Edhe sot kur zotëria thirret si person që ka dijeni të gjithë jemi thirrur.

Ka dhe kolegë të mi që shkojnë për çështje që ose janë nën hetim ose nën akuzë, kurse këta dashnorët e drejtësisë, kur vjen kërkesa për kolegët e mi, këta ta tregojnë ndër sy dhe thonë; ku është filani. Po ky pse nuk shkoi? Proteston kur të thërret drejtësia. Fati i këtyre dihet dhe zgjedhjet e radhës vijojnë”, deklaroi Balla./Dosja.al

taulant balla

Sondazh

Poll