Politike

"A mund të jetosh ti me 40 mijë lekë të vjetra?"/ Gazment Bardhi ironizon Taulant Ballën: Profesori akademiku po mësonte gazetarët si të bëjnë punën e tyre

Ndërkohë që më tej ka shpjeguar se përse e kanë kërkuar sot mocion me debat për përcaktimin e minimumit jetik për shqiptarët.

17 Nëntor 2025, 12:19 Nga I.A
"A mund të jetosh ti me 40 mijë lekë të vjetra?"/
Gazment Bardhi

TIRANË- Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka ironizuar deklaratat e Taulant Ballës, që bëri sot me gazetarët. Në një dalje për mediat, Bardhi u shpreh se Balla po mësonte gqazetarët sot se si të bënin punën e tyre. 

Ndërkohë që më tej ka shpjeguar se përse e kanë kërkuar sot mocion me debat për përcaktimin e minimumit jetik për shqiptarët. Bardhi i ka bërë dhe një pyetje Ballës, nëse do të mund të jetonte dot me 40 mijë lekë të vjetra. 

“Profesori akademiku, Taulant Balla kishte marrë punën për të mësuar gazetarët se si të bënin punën e tyre. Ja, i detyruar që të them se maxhoranca po tenton që të asgjësojë pluralizmin në Kuvend. Në kërkuam një mocion me debat për përcaktimin e minimumit jetik për shqiptarët. Në këtë projektbuxhet cënohen të drejtat kushtetuese të qytetarëve për përcaktimin me ligj të minimumit jetik. Masa e ndihmës për personat e papunë, apo ndihma ekonomike për familjet me të ardhura të ulëta është 40 mijë lekë të vjetra. Zoti Balla do të duhet t’u shpjegoj shqiptarëve; a mund të jetojë zoti Balla me 40 mijë lekë të vjetra. Që të paguaj të gjitha detyrimet, për ujin, energjinë apo ngrohej, apo për ushqim për fëmijët e tyre me këtë ndihmë,” tha ai.

 

gazment bardhi

Sondazh

Poll