Politike

"E dinë mirë shqiptarët"/ Balla për opozitën: Kërkojnë mocione me debat sa për numra! Duan të shkojnë në Bulevard, ne s’kemi kohë për të humbur

Balla tha gjatë deklaratës për mediat se, se edhe sot opozita kërkoi mocion me debat për buxhetin e vitit 2026.

17 Nëntor 2025, 11:47 Nga E. D
"E dinë mirë shqiptarët"/ Balla për
Taulant Balla

TIRANË- Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla deklaroi se në këto gati tre muaj, opozita ka kërkuar shumë mocione me debat. Balla tha gjatë deklaratës për mediat se, se edhe sot opozita kërkoi mocion me debat për buxhetin e vitit 2026. Balla gjithashtu ironizoi protestën e opozitës, duke thënë se këta duan të të shkojnë në Bulevard, por PS ska kohë për të humbur.

“Në 3 muajt e parë të këtij Kuvendi, nga ana e grupeve parlamentare të opozitës, kanë ardhur një numër për kërkesa për debat, dy herë më shumë se sa në këto vite. Sot na u kërkua që të bëjmë një mocion me debat për buxhetin e shtetit. Të gjithë e dimë se në gjithë historinë e Parlamentit, Kuvendi përfshihet ekskluzivisht në çështjen fiskale. Kur vjen dhe kërkon mocion me debat për minimumin jetik ndërkohë që ky është buxheti më i madh në histori.

Ky është buxheti që ka parashikuar rritje të pensioneve më të madha në këto 23 vite apo në sektorë më jetikë të vendit. Këtu nuk kemi të bëjmë me mirëmbajtjen e debatit, por ky ovacion kërkesash vjen me qëllim që; të themi se u bë një kërkesë, dhe të themi se nuk u pranua dhe të bëjmë një numër kërkesash. Sapo u ulëm në Konferencën e Kryetarëve, paf erdhi dhe një kërkesë tjetër. Sapo ishim ulur për një kërkesë. Këta duan që të shkojnë në Bulevard. Të bëjnë kërkesa, ne nuk kemi kohë për të humbur. E dinë mirë shqiptarët”, tha Balla./Dosja.al

 

 

 

 

 

 

 

 

taulant balla

Sondazh

Poll