17 Nëntor 2025, 12:51
Nga I.A
Erion Veliaj
TIRANË- Seanca paraprake ndaj kryebashkiakut të arrestuar të Tiranës Erion Veliajt është shtyrë për në 2 dhjetor. Mësohet se gjatë seancës së sotme avokatët e Veliajt i kërkuan kohë gjykatës për tu njohur me aktet. Avokatët kërkuan që klienti i tyre të njihet vetë me aktet dhe ata t’ia çojnë në burg.
"Jeni njohur me aktet, kërkoni të gjykoheni dhe nuk vini në gjykim,” tha prokurori i çështjes.
Për çfarë akuzohet Veliaj?
SPAK ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë dosjen e kryebashkiakut Erion Veliaj. Në dosjen e kopsitur nga SPAK 13 akuza që rëndojnë mbi Veliajn dhe 12 akuza që rëndojnë mbi bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa. Në përfundim të hetimeve paraprake, ka rezultuar se Veliaj dhe Xoxa, në bashkëpunim mes tyre, në 9 raste të veçanta, kanë marrë përfitime të parregullta në formën e shumave monetare dhe pasurive të paluajtshme, nga subjekte tregtarë dhe organizata jofitimprurëse, të cilët nga ana e tyre kanë marrë leje ndërtimi dhe përfituar fonde publike nga Bashkia Tiranë.
Nga hetimi penal janë grumbulluar të dhëna konkrete, të cilat provojnë se Veliaj, në cilësinë e Kryetarit të Bashkisë Tiranë, me nënshkrimin e tij ka miratuar në çdo rast shpërndarjen e këtyre fondeve, të cilat më pas kanë përfunduar tek OJF-të e kontrolluara nga bashkëshortja e tij dhe individë të afërt me të. Gjithashtu, këta të pandehur, për shkak të funksionit që kryen Veliaj, kanë përfituar në mënyrë të parregullt edhe pasuri të paluajtshme në vlerë të konsiderueshme nga subjekte tregtarë që kanë marrë fonde publike dhe leje ndërtimi nga Bashkia Tiranë.
Në të gjitha këto episode të pandehurit, në bashkëpunim me njëri tjetrin, kanë konsumuar elementët e veprës penale të parashikuar nga neni 260 i Kodit Penal. Shoqëritë me përgjegjësi të kufizuar si edhe organizatat jofitimprurëse të lartpërmendura, duke dhënë përfitime të parregullta për shkak të detyrës që kryen i pandehuri Erion Veliaj, kanë konsumuar elementët e parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal./Dosja.al
erion veliaj
Politike
17 Nëntor 2025, 12:47
E.d
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se PD do të fillojë protestat e pand&eum...
Politike
17 Nëntor 2025, 12:43
E. D
Klevis Qose
TIRANË- Klevis Qose, drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, ka raportuar në Komisionin për Çështjet e Br...
Politike
17 Nëntor 2025, 12:29
E. D
Arben Ahmetaj
TIRANË- Detaje të reja janë zbardhur nga seanca gjyqësore për ish-zv.kryeministrin Arben Ahmetaj, i cili akuzoh...
Politike
17 Nëntor 2025, 12:29
I.A
Takimi
TIRANË- Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku thirri n&...
Politike
17 Nëntor 2025, 12:19
I.A
Gazment Bardhi
TIRANË- Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka ironizuar deklaratat e Taulant Ballës, që bë...
Politike
17 Nëntor 2025, 12:04
E. D
SPAK
TIRANË- Prokuroria e Posaçm ka konfirmuar thirrjen e Kryedemokratit, Sali Berisha për ta pyetur për dosjen e ’21 Jana...
Politike
17 Nëntor 2025, 11:51
E. D
Taulant Balla
TIRANË- Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla deklaroi se Berisha proteston sa herë e th&e...
Politike
17 Nëntor 2025, 11:47
E. D
Taulant Balla
TIRANË- Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla deklaroi se në këto gati tre muaj, opozita k...
Politike
17 Nëntor 2025, 11:35
I.A
Arben Ahmetaj
TIRANË- Ministria e Drejtësisë ka dorëzuar një kërkesë për ekstradim të ish-zv.kryeministri...
Politike
17 Nëntor 2025, 11:04
E. D
sali berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se nuk është thirrur në SPAK, asnjëherë për...