Politike

"Fletëthirrja iu dorëzua gjatë zbatimit të masës ‘detyrim paraqitje’"/ SPAK konfirmon thirrjen e Berishës për ta pyetur për ‘21 Janarin’

Me anë të një njoftimi, SPAK bën me dije se Lideri i opozitës, gjatë zbatimit të masës “detyrim paraqitje” është njohur dhe ka nënshkruar urdhër-thirrjen për '21 janarin'.

17 Nëntor 2025, 12:04 Nga E. D
"Fletëthirrja iu dorëzua gjatë zbatimit të masës
SPAK

TIRANË- Prokuroria e Posaçm ka konfirmuar thirrjen e Kryedemokratit, Sali Berisha për ta pyetur për dosjen e ’21 Janarin’. Me anë të një njoftimi, SPAK bën me dije se Lideri i opozitës, gjatë zbatimit të masës “detyrim paraqitje” është njohur dhe ka nënshkruar urdhër-thirrjen për '21 janarin'.

“Sot më datë 17.11.2025, gjatë zbatimit të masës “detyrim paraqitje” në Prokurorinë e Posaçme, z. Sali Berisha është njohur dhe ka nënshkruar urdhër-thirrjen lidhur me procedimin penal nr.138 të vitit 2024 (çështja e 21 Janarit), përmes të cilës, i kërkohet të paraqitet në Prokurorinë e Posaçme, në datën dhe orën e caktuar”, thotë SPAK.

Çështja "21 janari"

Më 21 janar 2011, në një protestë të organizuar nga Partia Socialiste, asokohe në opozitë, u vranë nga Garda e Republikës 4 protestuesit Ziver Veizi, Faik Myrtaj dhe Hekuran Deda dhe Aleks Nika. Kryeministri i kohës, Sali Berisha deklaroi se opozita kishte përgatitur një "grusht shteti" për të rrëzuar qeverinë, ndërsa opozita akuzoi qeverinë se vrau 4 qytetarë të pafajshëm.

Në hetimin që u bë për vrasjen e protestuesve, të pandehur u morën Ndrea Prendi dhe Agim Llupo, ndërsa gjykata vlerësoi me vendim se vrasjet kanë ndodhur nga pakujdesia. Të dy të pandehurit u dënuan, ish-komandanti i Gardës, Ndrea Prendi me 1 vit ndërsa gardisti Agim Llupo me 3 vite burg./Dosja.al

spak sali berisha

Sondazh

Poll