Politike

Tre mln euro nga Shqipëria drejt Austrisë/ SPAK nis hetim të ri për Arben Ahmetajn?

Mësohet se gjatë seancës gjyqësore, Prokurori Elvin Gokaj, ka kërkuar të pyeten si dëshmitarë 14 persona, ku ndër to dhe ish-ministri Shkëlqim Cani. Më tej, Prokurori i SPAK ka deklaruar se një shumë prej 3 milionë euro, është transferuar nga Shqipëria në një vend të BE-së, drejt Austrisë.

17 Nëntor 2025, 12:29 Nga E. D
Tre mln euro nga Shqipëria drejt Austrisë/ SPAK nis hetim të ri
Arben Ahmetaj

TIRANË- Detaje të reja janë zbardhur nga seanca gjyqësore për ish-zv.kryeministrin Arben Ahmetaj, i cili akuzohet për shpërdorim detyre. Bëhet me dije se SPAK ka hapur një hetim të ri për Ahmetajn, që ndodhet në arrati prej disa kohësh.

Mësohet se gjatë seancës gjyqësore, Prokurori Elvin Gokaj, ka kërkuar të pyeten si dëshmitarë 14 persona, ku ndër to dhe ish-ministri Shkëlqim Cani. Më tej, Prokurori i SPAK ka deklaruar se një shumë prej 3 milionë euro, është transferuar nga Shqipëria në një vend të BE-së, drejt Austrisë.

“Kemi rënë në kontakt me një shumë të madhe parash që janë transferuar nga Shqipëria në një vend të BE që po verifikohet”, tha prokurori.

Ndërkohë, avokati i Ahmetaj është shprehur se Prokurori po thotë qe po na doli gjë nga kjo do ngrijmë akuze.

“Prokurori po thotë qe po na doli gjë nga kjo do ngrijmë akuze, nese ka hetime te tjera për këtë çështje prokurori nuk kishte ngutje te mbyllte hetimet, nuk mund te jete proces i rregullt me akte surprize, nëse ka prova te tjera prokurori ti paraqesë”, tha avokati i Ahmetajt./Dosja.al

arben ahmetaj spak

Sondazh

Poll