Politike

"Hetimi paraprak ndaj saj është forma më korruptive e hetimit"/ Berisha: Edi Rama dhe Altin Dumani e kanë Irenëzuar sistemin e drejtësisë

Lideri i opozitës tha ndër të tjeraa, se në muajt maj-qershor 2025, KLGJ dhe prokuroria nuk dhanë përgjigje të drejtë për këtë çështje, duke fshehur përgjegjësinë dhe duke vonuar vendimin ligjor. Në fund, Berisha tha se të gjitha këto janë akte që kryhen brenda sistemit të drejtësisë dhe dëshmojnë moralin e kalbur të këtij sistemi. 

17 Nëntor 2025, 10:44 Nga E. D
"Hetimi paraprak ndaj saj është forma më korruptive e
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se Kryeministri Edi Rama dhe Kreu i SPAK, Altin Dumani  kanë Irenëzuar sistemin e drejtësisë. Duke folur për mediat, pasi doli nga SPAK, Kryedemokrati theksoi se më 8 maj 2025, iu kërkua KLGJ-së shpallja e mbarimit të mandatit të Irena Gjokës, pasi ligji dhe Kushtetuta e ndalonin më tej ushtrimin e funksionit të gjyqtares në Shqipëri.

Lideri i opozitës tha ndër të tjeraa, se në muajt maj-qershor 2025, KLGJ dhe prokuroria nuk dhanë përgjigje të drejtë për këtë çështje, duke fshehur përgjegjësinë dhe duke vonuar vendimin ligjor. Në fund, Berisha tha se të gjitha këto janë akte që kryhen brenda sistemit të drejtësisë dhe dëshmojnë moralin e kalbur të këtij sistemi. 

"Me 7 maj 2025, Altin Troplini deklaron fillimin e hetimit pa emër, paraprak. Këtu do ndalemi. Hetimi paraprak është forma më korruptive e hetimit, e aplikuar nga Altin Troplini në rastin e Irena Gjokës, në rastin e McGonigal, në rastin e Amant Josifit dhe në të gjitha rastet ku ai pret gjoba të mëdha ose zbaton urdhra eprorë. Me datën 8 maj 2025, i kërkojmë KLGJ-së shpalljen e mbarimit të mandatit të Irena Gjokoës, pasi në përputhje me Kushtetutën dhe ligjin, ajo nuk mund të ishte më kurrë gjykatëse në sistemin e drejtësisë në Shqipëri.

Në maj-qershor 2025, ndonëse ligji e detyron KLGJ-në të vendosë për 15 ditë për mbarimin e mandatit, fillon loja e kungulleshkave. KLGJ i kërkon prokurorisë së përgjithshme të shprehet, prokuroria fshihet pas ministrisë së Drejtësisë dhe nuk konkludon. Qershor 2025 del se Irena Gjoka jo vetëm: 1. Është dëbuar dy herë nga Greqia dhe ka lëshuar prokurorë. 2. Ka dënim penal të formës së prerë në Greqi. 3. Ka falsifikuar formularin e dekriminalizimit pasi nuk i ka deklaruar këto. 4. Ka gënjyer në veting.

Të gjitha këto janë akte që kryhen brenda sistemit të drejtësisë dhe dëshmojnë moralin e kalbur të këtij sistemi, kontrollin total që Edi Rama nëpërmjet Altin Troplinit, nëpërmjet Ulsi Vuitonit, e shumë të tjerë, e ka irenizuar, të na falin të gjithë Irenat e tjera për emrin shumë të bukur që kanë, përveç Irena Gjokës. Ose e ka bërë me shumë mbiemra se nuk po më vjen tani ndonjë epitet më i përshtatshëm," tha Berisha./Dosja.al

sali berisha

Sondazh

Poll