Politike

"Kjo tregon sa lart keni ecur"/ Çelet grup kapitulli i fundit, Kos: Urime Shqipëri

Komisionerja për Zgjerimin Marta Kos solli një tortë, ku sipër qëndronte një qiri me numrin gjashtë.

17 Nëntor 2025, 09:43 Nga E. D
"Kjo tregon sa lart keni ecur"/ Çelet grup kapitulli i
Rama në Bruksel

BRUKSEL- Kryeministri Edi Rama, Komisionerja për zgjerimin, Marta Kos dhe Ministrja daneze e Punëve të Jashtme, Marie Bjerre festuan hapjen e grupkapitullit të fundit në konferencën e 7-të ndërqeveritare në Bruksel. Komisionerja për Zgjerimin Marta Kos solli një tortë, ku sipër qëndronte një qiri me numrin 6. Në Fund Kos tha se 'çelja e të gjashtë grupkapitujve për 13 muaj është deklarata juaj më e fortë i dashur Edi'.

 

“Kjo tregon sa lart keni ecur. Çelja e të gjashtë grupkapitujve për 13 muaj është deklarata juaj më e fortë i dashur Edi. Kur u takuam herën e fundit më sollët një dhuratë, një kanoçe coca-cola. Për ta kremtuar këtë moment, e kemi kremtuar këtë dhuratë në një dhuratë feste. Kjo tregon se sa lart keni ecur. Kjo është puna që ne presim të përfundoni i dashur Edi. Tani le të hamë dhe tortën. Le të festojmë. Urime Shqipëri!”, tha Marta Kos./Dosja.al

 

edi rama bruksel

Sondazh

Poll