Politike

“Nëse vazhdon me këmbëngulje, fiton! Skeptikët nuk mundë të na ndalin”/ Rama: Nga anëtarësimi, shqiptarët fitojnë një shtet me standarde si në BE

Duke folur në konferencën e përbashkët me ministren e jashtme daneze dhe komisioneren Marta Kos, Rama theksoi se nga anëtarësimi, shqiptarët fitojnë një shtet me standarde si në BE

17 Nëntor 2025, 09:33 Nga E. D
“Nëse vazhdon me këmbëngulje, fiton! Skeptikët nuk
Edi Rama

BRUKSEL- Kryeministri Edi Rama deklaroi nga Brukseli se skeptikët nuk duhet të ndalin rrugën e Shqipërisë në anëtarësimin në BE. Duke folur në konferencën e përbashkët me ministren e jashtme daneze dhe komisioneren Marta Kos, Rama theksoi se nga anëtarësimi, shqiptarët fitojnë një shtet me standarde si në BE.

“Besoj se pyetja për skeptikët, ka të bëjë me ata që janë plotësisht të përkushtuar dhe të dashuruar me BE. Kanë pikëpyetje për ne, për BE, a do ndodhë vërtet, a është reale? Apo do të kemi edhe periudhë si më parë. Merrni vitet që po punojmë së bashku, me të gjitha vështirësitë, nëse do nxjerrësh nga panorama BE, dhe do më mbash mua, qeverinë, shqiptarët, a do ishte Shqipëria ajo që është sot?

Jo, ky proces na ka ndihmuar. Mund të tingëllojë patetik, por është si të shkosh në shkollë dhe të duhet të mundohesh dhe të thonë që duhet të përmirësohesh. Në fund, nëse nuk heq dorë, nëse vazhdon me këmbëngulje, fiton. Ajo që Shqipëria fiton nga ky proces, shkon përtej grup kapitujve dhe vetë anëtarësimit. Ata ftojnë një vend që funksionon në bazë të shtetit të së drejtës, standarde si vendet e BE. Viti i fundit ka qenë i jashtëzakonshëm. Të jesh skeptik, nuk është gjë e keqe, por nuk mund të na ndalë”, tha Rama./Dosja.al

edi rama

Sondazh

Poll