Politike

Berisha lexon mesazhin që i la Dumanit: Amnistia e krimit elektoral është atentat në themel të rendit demokratik dhe pluralizmit

Ai theksoi se kjo situatë, në perceptimin e tij, shkon përtej një rasti individual dhe lidhet me atë që e cilësoi si përpjekje për konsolidimin e një “narkoshteti”. 

17 Nëntor 2025, 10:28 Nga DOSJA
Berisha lexon mesazhin që i la Dumanit: Amnistia e krimit elektoral
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi, pasi doli nga SPAK, se veprimet e Dumanit dhe proceset që lidhen me amnistinë e krimeve zgjedhore përbëjnë, sipas tij, një “krim antikushtetues” dhe një “atentat ndaj themelit të rendit demokratik dhe pluralizmit në vend”. Ai theksoi se kjo situatë, në perceptimin e tij, shkon përtej një rasti individual dhe lidhet me atë që e cilësoi si përpjekje për konsolidimin e një “narkoshteti”. 

"Altin Troplinit, Pojës së Skapit, krimi i tij antikushtetues, amnistia e krimit elektoral, përbën atentat në themel të rendit demokratik dhe pluralizmit dhe është faktor madhor në instalimin e narkoshtetit apo shtetit të Troplinëve, Farrukëve, Hajrëve, shërbëtor i të cilëve është Altin Troplini. Ky është shënimi që i lashë sot për të gjithë shqiptarët, por edhe për punonjësit e prokurorisë dhe BKH-së dhe të gjithë punonjësit e drejtësisë," tha Berisha./Dosja.al

sali berisha

Sondazh

Poll