Politike

"Maria e kuptoi se s’i shpëton dot Shqipërisë"/ Rama në bruksel: Nëse duan të na heqin qafe, duan të na marrin me vete

Duke folur nga Brukseli, në një konferencë të përbashkët me zyrtarë të lartë të BE-së, Rama u shpreh se ajo që fiton Shqipëria në këtë proces, është diçka më e madhe dhe sipas tij viti fundit ka qenë i jashtëzakonshëm.

17 Nëntor 2025, 09:36 Nga E. D
"Maria e kuptoi se s’i shpëton dot Shqipërisë"/
Edi Rama

BRUKSEL- Kryeministri Edi Rama theksoi se ky vit ishte i jashtëzakonshëm për rrugëtimin e Shqipërisë në çështjen e integrimit. Duke folur nga Brukseli, në një konferencë të përbashkët me zyrtarë të lartë të BE-së, Rama u shpreh se ajo që fiton Shqipëria në këtë proces, është diçka më e madhe dhe sipas tij viti fundit ka qenë i jashtëzakonshëm.

“Ndaj të jesh skeptik nuk është gjë e keqe, por nuk duhet të na ndajë, që të punojmë çdo orë, çdo minutë për ta bërë realitet. Së fundi në radhë, por jo nga rëndësia. Ne kemi një shumicë si në kohërat komuniste. Ishte njësoj edhe në perandorinë osmane, sepse ne jemi besnikë ndaj perandorive. Kjo është e para perandori me të cilën duam të jemi, ndaj kjo shumicë është ndryshe, jo vetëm në shifra, por në thelb të saj sepse ishim të gjithë kokë e këmbë pas osmanëve, pas sovjetikëve, pas kinezëve, por kokë e këmbë, për shkak të imponimit, jo me zgjedhje. Kurse kjo tani është me zgjedhje. Ja, pse Maria e kuptoi që nuk i shpëton dot Shqipërisë, ja pse të gjithë po e kuptojnë shumë mirë, më mirë të na marrin brenda. Se në qoftë se jo, do t'i përndjekim deri në fund. Kështu që, në qoftë se duan të na heqin qafe, duan të na marrin me vete dhe pastaj do të kenë të gjitha dimensionet tona normale që janë shumë më të vogla se sa unë. Faleminderit, faleminderit edhe një herë të gjithëve”, tha Rama./Dosja.al

edi rama

Sondazh

Poll