Politike

Hapen të gjithë grup-kapitujt me BE-në, Rama falenderon negociatorët: E bëjnë Shqipërinë krenare në Bruksel

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, kreu i qeverisë tha se sot u mblodhën frytet e punës së tyre, pasi u hapën të gjithë grupkapitujt.

17 Nëntor 2025, 10:16 Nga I.A
Hapen të gjithë grup-kapitujt me BE-në, Rama falenderon
Edi Rama

BRUKSEL- Kryeministri Edi Rama ka bërë një video falenderuese për grupin e negociatorëve që punuan në hapjen e grup-kapitujve të anëtarësimit të Shqipërisë në BE. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, kreu i qeverisë tha se sot u mblodhën frytet e punës së tyre, pasi u hapën të gjithë grupkapitujt.

"Kjo është pjesë e skuadrës së negociatave që drejtohen nga këto dy zonja, Majlinda dhe Adea, dhe që sot ishin të pranishëm në mbledhjen e fryteve të para të punës së tyre, pasi u hapën të gjithë kapitujt dhe dua t’i falënderoj me respekt dhe admirim të gjithë negociatorët dhe qindra të tjerët që nën drejtimin e tyre, e bëjnë krenare Shqipërinë këtu në Bruksel, dhe nuk është e lehtë," tha Rama.

edi rama

Sondazh

Poll