Politike

Paketa fiskale/ Bardhi i drejtohet Peleshit: S’keni ndërmend të respektoni Rregulloren e Kushtetutën

Debati ka ardhur pasi PD është njoftuar për Paketën Fiskale, që sipas demokratëve duhej që bashkangjitur me të të vinte edhe buxheti. Në fjalën e tij kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka kundërshtuar mbledhjen e thirrur nga kreu i Kuvendit, Niko Peleshi, gjë që sipas Bardhit, mazhoranca vijon me shkeljen e Rregullores dhe Kushtetutës.

17 Nëntor 2025, 10:13 Nga I.A
Paketa fiskale/ Bardhi i drejtohet Peleshit: S’keni ndërmend të
Gazment Bardhi

TIRANË- Konferenca e Kryetarëve ka nisur me debate që në nisje të mbledhjes së saj. Në fjalën e tij kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka kundërshtuar mbledhjen e thirrur nga kreu i Kuvendit, Niko Peleshi, pasi sipas Bardhit, mazhoranca vijon me shkeljen e Rregullores dhe Kushtetutës.

Debati ka ardhur pasi PD është njoftuar për Paketën Fiskale, që sipas demokratëve duhej të ishte bashkangjitur me me buxhetin.

‘Na keni njoftuar se ka ardhur Paketa Fiskale. Ju kujtoj se duhej të kishte ardhur bashkë me buxhetin, por përtej kësaj duhet ndjekur e njëjta procedurë si me buxhetin. Ministri i Financave duhej ta kishte prezantuar këtu, dhe ne si Konferencë duhej të kishim miratuar një kalendar për shqyrtimin e kësaj pakete. Me sa shoh nuk keni ndërmend të respektoni rregulloren dhe kushtetutën’, tha Bardhi./Dosja.al

konferenca e kryetarëve gazment bardhi

Sondazh

Poll