Politike

‘Demokratët janë të mobilizuar’, Bardhi takime me strukturat në Vlorë: Ky qark është shfrytëzuar nga Rama dhe trafik

9 Shkurt 2020, 16:12 Nga DOSJA
‘Demokratët janë të mobilizuar’, Bardhi takime me

VLORË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka zhvilluar sot një takim me strukturat e PD në Vlorë. Në një reagim pas takimit, Bardhi shkruan se qarku i Vlorë është shfrytëzuar pa mëshirë nga Edi Rama dhe trafikantët e drogës. Më tej në reagimin e tij në Facebook, numri dy i PD shton se në të gjitha takimet i ka gjetur demokratët të mobiluzuar dhe ndryshimi është vetëm çështje kohe.

Nga turi kombëtar me strukturat drejtuese të Partisë Demokratike, takimet në qarkun e Vlorës duhet t’i veçoj si mbresëlënëse. Në Vlorë, Selenicë, Sarandë dhe Delvinë i gjeta demokratët të mobilizuar për t’i prirë ndryshimit. Nga bashkëbisedimi i hapur kuptova se sa më shumë presion të paligjshëm që ushtron qeveria, aq me më shumë vendosmëri dhe kurajo reagojnë qytetarët dhe demokratët në Vlorë, Selenicë, Sarandë dhe Delvinë.

Për fat të keq, këto qytete janë shfrytëzuar pa mëshirë nga Edi Rama dhe trafikantët e drogës, të njohur kudo në zonë si partnerët e tij kryesorë në bashkëqeverisje.  Me mbështetjen e pakursyer të qytetarëve të këtij qarku, besoj fort se ndryshimi është vetëm çështje kohe!”, shkruan Bardhi.

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, prej javësh tashmë ka nisur turin e tij me takime në rrethe të ndryshëm, ku mobilizon strukturat për zgjedhjet e ardhshme. Bardhi nga Dibra ka kërkuar hetimin e nga SPAK të dosjeve 339/1 dhe 184, ndërsa nga Lezha ka njoftuar se emrat e kryebashkiakëve që do denoncohen si të prekur nga ligji i dekriminalizimit do të zbulohen shumë shpejt. Ndërkohë nga Korça ka thënë se po verifikohen 15 kryebashkiak socialistë.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike bardhi takim me demokratet ne vlore gazment bardhi takimet e bardhit me strukturat e pd bardhi takim me demokratet ne vlore gazment bardhi takimet e bardhit me strukturat e pd

Sondazh

Poll