Politike

Bushati në Samitin e Selanikut: Metodologjia e re e BE-së e bën procesin më kërkues (VD)

9 Shkurt 2020, 10:27 Nga DOSJA
Bushati në Samitin e Selanikut: Metodologjia e re e BE-së e bën

GREQI – Ish-ministri i Jashtëm Ditmir Bushati ka marrë pjesë në Samitin Rajonal të Selanikut, ku edhe ka folur për debatin më të fundit brenda BE-së.

Sipas Bushatit  tre janë  sfidat kryesore, me të cilat Bashkimi Europian do të krijojë edhe marrëveshjet me Ballkanin Perëndimor.

Së pari Arkitektura e sigurisë europiane në kushtet e krizës së besimit tek multilateralizmi, së dyti, efektet e tërheqjes së Brexit dhe vështirësia për një ‘martesë’ të re dhe së treti, roli e influenca e BE si fuqi botërore.

Ndër të tjera Bushati u shpreh se është besimplotë që gjatë vitit 2020 vendi ynë do të ketë mundësinë të nisë edhe bisedimet e para për anëtarësim në BE.

“Është vetë roli që BE-së. Si dëshiron të jetë në 5-10-15 vjetët e ardhshme në arenën ndërkombëtare në kushtet kur po zhvillohet një konkurencë edhe gjeoteknologjike tanimë. Debatet me 5G, debatet për ndryshimet klimaterike dhe revolucionin teknologjik. Duket që Ballkani Perëndimor në kontekst nuk është një çështje shumë prioritare për vendet e BE-së dhe kjo është edhe arsyeja që për fat te keq BP shpesh shihet si një barrë për vendet e BE-së sesa si një përgjegjësi historike që i ka fillesat e saj me rënien e murit të Berlinit.Në ketë kontekst metodologjia e re e prezantuar nga BE është një perpjekje për të zbutur disi qëndrimet e vendeve qe kanë kërkuar reforminin e këtij peocesi. Natyrisht, procesi do të bëhet më kërkues, më politik dhe me mundësi më të mëdha për vendet anëtare për ta pezulluar në momentin që këto vende besojnë që vendi qe dëshiron të bëhet anëtar nuk po ecën siç duhet me reformat.”- është shprehur Bushati.

Ndërkohë i pyetur për çështjet e dialogut mes dy vendeve tona, që akoma nuk kanë gjetur një zgjidhje, Bushati tha: Ekziston potenciali që dokumentet që janë shkëmbyer nga dy palët të përmirësohen dhe të pasurohen më tej dhe të merren vendime të cilat kërkojnë një lloj kurajoje politike për t’i hequr nga tryeza e bisedimeve dypalëshe. Çështje të cilat janë aty ende dhe kanë një relevancë në kuptimin historik dhe duhen adresuar nga të dyja palët.

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ditmir bushati greqi metodologjia e re e be-së samiti i selanikut ditmir bushati greqi metodologjia e re e be-së samiti i selanikut

Sondazh

Poll