Politike

"Nuk të sfidojnë me argumente por me muskulaturë"/ Ramës nuk i del e keqja me PD-në dhe Florjan Binajn: Kashtë e keqe, s’i duhen dreqit! Nxorën një aktor që luan rolin e kandidati të pavarur

Gjatë fjalës së tij, Kryeministri tha se PD u arratis nga zgjedhjet e pjesshme dhe u fsheh pas disa pseudo të pavarurve.

15 Nëntor 2025, 11:30 Nga E. D
"Nuk të sfidojnë me argumente por me muskulaturë"/
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama gjatë takimit me banorët e njësisë 3, sulmoi Partinë Demokratike dhe Florjan Binajn, i cili u shpall kandidat i pavarur për Bashkinë e Tiranës. Gjatë fjalës së tij, Kryeministri tha se PD u arratis nga zgjedhjet e pjesshme dhe u fsheh pas disa pseudo të pavarurve.

"Askush që realisht nuk di nga brenda se çfarë bëjmë ne për të marrë mbështetjen e njerëzve të kuptojë si qëndron puna, mbi të gjitha kush thotë siç thonë ata që Shqipëria është më keq, që është më e varfër, që s’ka asnjë shans të jetë pjesë e shumicës dhe as që të mendojë atë që mendon shumica.

Unë jam i bindur dhe e them, që shumica nuk na voto se jemi më të mirë, por sepse nuk ka më të mirë. Të tjerët janë kashtë e keqe që nuk i duhen dreqit. Është e pandodhur të paktën sa e njoh unë politikën europiane, në histori që një parti, një forcë politike që pretendon të jetë alternativa e qeverisë të arratiset nga zgjedhjet dhe të fshihet pas disa pseudo të pavarur, dhe për kryeqytetin të nxjerrë një aktor që luan rolin e kandidati të pavarur.

Kjo është sfidë për ne, kur ke përballë rivalë, që nuk të sfidojnë me argumente e mençur por me muskulaturë, sharje, fyer e dhunë është shumë e vështirë të sfidohesh dhe përmirësohesh, duhet të gjesh forca brenda vetes," tha Rama./Dosja.al

edi rama

Sondazh

Poll