15 Nëntor 2025, 10:47
Nga E. D
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama gjatë takimit me qytetarët e Njësisë numër 3, u ndal te arrestimi i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. Rama theksoi se në takime të tilla, duhet të ishte Veliaj që të fliste për buxhetin e kryeqytetit dhe bëri thirrje Kushtetuese, e cila anuloi zgjedhjet, të kthejë në detyrë Veliajn. Më tej Kryeministri tha se zgjedhjet për Tiranën nuk ishin për të fajësuar Veliajn, por se kryeqytetit i duhet një udhëheqës. Në fund, Rama nënvizoi se Ogerta mbetet kandidatja e PS.
“Natyrisht që nuk është normale që unë të jem pjesë e diskutimit për buxhetin e bashkisë. Duhet të ishte kryetari i Bashkisë që të fliste për buxhetin. Ju e dini situatën. Është një situatë për të ardhur keq, por ka shumë gjëra për të ardhur keq dhe përfundimisht nuk ka ç’na vjen keq dhe duhet të shohim përpara. Shumë gjëra thuhen në këtë vend.
Kur kryetari i Bashkisë u mor nga zyra për t’u mbyllur në qeli pa gjyq, për herë të parë ngrita zërin për një proces të drejtësisë. Cilado qoftë arsyeja ose arsyet pse drejtësia heton kryetarin e Bashkisë, janë të pamjaftueshme për sa kohë kryetari i Bashkisë nuk ka vrarë njeri ose nuk është kapur në flagrancë duke kryer një krim. Drejtësia është e pavarur falë një hapi të jashtëzakonshëm që ka bërë PS për ta pavarësuar drejtësinë në Shqipëri pas 100 e ca kusur vjet kur drejtësia s’ka qenë kurrë e pavarur.
Kur u ezauruan të gjitha shkallët, ishte gjëja më normale që të mendohej për njerëzit, e drejta për t’u qeverisur nga të zgjedhurit e tyre. Prandaj ne ndërmorëm hapin tjetër për të mbajtur zgjedhjet. Ishte një hap i lidhur me faktin që kryetari i Bashkisë, në pamundësi për të mos kryer detyrën, që të mos kthehej në një problem më të madh për qytetin, sepse asnjë qytet nuk mund të qeveriset me telekomandë, pavarësisht punës që bën Anuela, qyteti ka nevojë për të zgjedhurin legjitim. Është gjëja më normale.
Pavarësisht punës që bëmë, Gjykata Kushtetuese refuzoi mbajtjen e zgjedhjeve në Tiranë, në pamundësi që kryetari i Bashkisë nuk mund të bëjë punën e tij. Është një vendim gjykate, nuk diskutohet që ne të kundërshtojmë. Nuk besoj se Gjykata Kushtetuese ka bërë politikë, por mendojmë ndryshe. Ata duhet ta kthejnë në zyrë në mënyrë që të normalizohet një situatë që është çdo ditë më e vështirë për kryeqytetin”, tha Rama./Dosja.al
edi rama
Politike
15 Nëntor 2025, 10:43
E. D
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama njoftoi se ka nisur puna për ngritjen e Institutit Kombëtar për Tumoret, siç e ...
Politike
15 Nëntor 2025, 10:38
E. D
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama u shpreh se pjesë e diskutimit për buxhetin e Bashkisë duhet të ishte vetë kryetari. D...
Politike
15 Nëntor 2025, 10:31
E. D
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama deklaroi se brenda mandatit të katërt paga minimale do të arrijë në 700 euro. Gjat&eu...
Politike
15 Nëntor 2025, 10:22
E. D
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama deklaroi se reformat e ndërmarra nga qeveria sollën sukses dhe shtoi se nga janari i 2026 do të...
Politike
15 Nëntor 2025, 10:13
E. D
foto ilustruese
GJERMANI- Koalicioni qeveritar në Gjermani finalizoi të enjten (13.11.) rregullat për shërbimin ushtarak n&e...
Politike
15 Nëntor 2025, 10:07
E. D
foto ilustruese
BRUKSEL- Më 17 nëntor Shqipëria do të hapë bisedimet për pesë kapitujt e përfshirë në...
Politike
15 Nëntor 2025, 08:15
E. D
Bruno Vespa, Edi Rama
ITALI- Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për gazetarin Bruno Vespa në &ldquo...
Politike
14 Nëntor 2025, 20:32
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka publikuar denoncimin e një qytetari dixhital i cili thotë se...
Politike
14 Nëntor 2025, 19:54
Esmeralda Topi
Edi Rama
TIRANË- Në një nga daljet e tij të fundit në rrjetet sociale mbi buxhetin e vitit të ardhshëm, kryemi...
Politike
14 Nëntor 2025, 19:07
E. D
foto ilustruese
KANADA- Gazeta kandadeze LA PRESSE, i ka kushtuar një artikull biznesmenit shqiptar, Luftar Hysa, i cili ditën e djesh...