15 Nëntor 2025, 10:22
Nga E. D
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama deklaroi se reformat e ndërmarra nga qeveria sollën sukses dhe shtoi se nga janari i 2026 do të ketë edhe rritje pensionesh. I pranishëm në prezantimin për Projektbuxhetin 2026, Rama tha ritheksoi se në dispozicion të pensionistëve janë 1.7 miliardë euro plus që do të disbursohen gjatë mandatit të katërt duke nisur nga janari i vitit që vjen. Sipas tij, në buxhetin e vitit që po troket, që nga janari, paga minimale, për të gjithë shqiptarët që jetojnë me punë, ata që e kanë 400 euro do të shkojë 500 euro.
“Edhe pse është një ditë pushimi, jemi mbledhur për të ndarë së bashku disa momente dhe për të diskutuar për disa linja kryesore të buxhetit te bashkisë, por edhe buxhetit të shtetit për vitin që troket. Më vjen shumë mirë që kemi një projekt-buxhet të qeverisë të PS-së, që ka si kryefjalë pensionistët.
Pas një përpjekje të gjatë ne kemi arritur të krijojmë kushtet financiare falë rritjes së ekonomisë, falë reformave që nxitën rritjen e ekonomisë dhe falë mbështetjes së palëkundur të shqiptarëve që na dhanë mundësinë të krijojmë një projekt afatgjatë për Shqipërinë në BE. Ne kemi angazhuar në dispozicion të pensionistëve 1.7 miliardë euro plus që do të disbursohen gjatë mandatit tonë të katërt duke nisur nga janari i vitit që vjen.
Çdo vit do të financohet dyfishi i vitit të mëparshëm. Çfarë pensionistët do të marrin në 2026-ën do të dyfishohet në 2027, do trefishohet në 2028, do katërfishohet në 2029 dhe do të pesëfishohet në 2030-ëm. Është një sforco shumë e madhe nga pikëpamja financiare, por është një sforco që më në fund mund të bëjmë, sepse jo vetëm që është një gjë që e kemi synuar dhe dëshiruar, por nga ana tjetër mund ta bëjmë pa cenuar pjesën tjetër, rritjen ekonomike, të ardhurat që duhet të vendosim për të gjitha ato aspektet që lidhen me fëmijët, kopshtet, çerdhet, shkollat, që nga kujdesi shëndetësor te ai social”, tha Rama./Dosja.al
edi rama
Politike
15 Nëntor 2025, 10:13
E. D
foto ilustruese
GJERMANI- Koalicioni qeveritar në Gjermani finalizoi të enjten (13.11.) rregullat për shërbimin ushtarak n&e...
Politike
15 Nëntor 2025, 10:07
E. D
foto ilustruese
BRUKSEL- Më 17 nëntor Shqipëria do të hapë bisedimet për pesë kapitujt e përfshirë në...
Politike
15 Nëntor 2025, 08:15
E. D
Bruno Vespa, Edi Rama
ITALI- Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për gazetarin Bruno Vespa në &ldquo...
Politike
14 Nëntor 2025, 20:32
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka publikuar denoncimin e një qytetari dixhital i cili thotë se...
Politike
14 Nëntor 2025, 19:54
Esmeralda Topi
Edi Rama
TIRANË- Në një nga daljet e tij të fundit në rrjetet sociale mbi buxhetin e vitit të ardhshëm, kryemi...
Politike
14 Nëntor 2025, 19:07
E. D
foto ilustruese
KANADA- Gazeta kandadeze LA PRESSE, i ka kushtuar një artikull biznesmenit shqiptar, Luftar Hysa, i cili ditën e djesh...
Politike
14 Nëntor 2025, 19:45
M.L
Foto ilustruese
Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) e ka hedhur poshtë të premten një kërkesë të Partis&eu...
Politike
14 Nëntor 2025, 19:07
M.L
Foto nga emisioni
TIRANA- Prokuroria e Posaçme ka njoftuar se ka marrë të pandehur kryetaren e Bashkisë Roskovec, Majlinda Bufi,...
Politike
14 Nëntor 2025, 18:48
E. D
Majlinda Bufi
TIRANË- SPAK ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim Kryetaren e Bashkisë Roskovec, Majlinda Bufi. Soci...
Politike
14 Nëntor 2025, 18:50
M.L
Edi Rama
TIRANA- Kryeministri Edi Rama u ndal sot tek çështja e pensioneve dhe problematika e mijëra shqiptarëve të cil&eum...